Lajme

Konjufca i kërkon guvernatores së Iowas vazhdim të mbështetjes së SHBA-së në integrimin euroatlantik

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur të hënën në takim guvernatoren e shtetit të Iowas, Kim Reynolds, të cilës ia ka ritheksuar se integrimi euroatlantik i Kosovës është dhe mbetet prioritet i shtetit.

Kështu është bërë e ditur në komunikatën e lëshuar nga Kuvendi, ku më tej thuhet se Konjufca ka kërkuar vazhdim të mbështetjes së Shteteve të Bashkuara.

Lexo më shumë  Kontrolle në veri të Kosovës, mbyllen shtatë biznese për shkelje ligjore

“Republika e Kosovës ka para vetes procese të rëndësishme drejt integrimeve euroatlantike dhe anëtarësimit në mekanizma e organizata ndërkombëtare. Në të gjitha këto procese presim vazhdimin e mbështetjes së fuqishme të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë partnerëve tanë”, ka thënë ai.

Reynolds nga ana tjetër, thuhet se ka shprehur kënaqësinë për marrëdhëniet e deritanishme midis dy vendeve dhe ka theksuar gatishmërinë për ta zgjeruar më tej bashkëpunimin në shumë fusha, përfshirë atë parlamentare.

Lexo më shumë  Lojërat Mesdhetare 2030, Kurti paralajmëron investime në disa qytete të Kosovës

Rruga Press

YouTube player