Lajme

Rritja e çmimeve frenon eksportet me Kosovën

Frenohen eksportet me Kosovën. Të dhënat doganore  nga Morina tregojnë se në 10 ditët e fundit të marsit  pesha e eksporteve është  ndjeshëm më e ulët nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shqipëria ka eksportuar mbi 21 mijë tonë mallra më pak në krahasim me një vit më parë. Por nëse shohim vlerën ajo është rritur nga 1.6 mld lekë në mbi 2 mld lekë. Këto tregues theksojnë impaktin e fortë të rritjes së çmimeve. Eksportuesit theksojnë se rritja e naftës por edhe e mallrave të tjerë ka ulur rrugët që ata bënin në drejtim të Kosovës.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në hapjen e Festivalit “Hasi Jehon”: Vendtakim kulturor e artistik i shoqërive tona

“50 % efekt i rritjes së karburanteve, është e papërballueshme sidomos për kamionët.”

“Ka rënë niveli i eksporteve edhe si pasojë e rritjes së çmimeve.”

Gjatë 2021 konstatohet ndër të tjera se eksportet e mallrave shqiptare me Kosovën kanë njohur zgjerimin  më të madh duke u rritur me 43.6% ose 37.6 miliard lekë në total por duket se rritja e çmimeve do ta zbeh këtë trend.

Lexo më shumë  “Paguajmë 66 euro për ton”, Ola Xama zbulon kostot shtesë të bashkisë së Tiranës për plehrat

Në Kosovë eksportohen më tepër materiale ndërtimi dhe metale zë i cili kap vlerën e 17.4 miliard lekëve gjatë vitit të shkuar. Po ashtu rritje të eksporteve ka pasur edhe në nëngrupin prodhime letre e druri si dhe minerale e lëndë djegëse./abc/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *