Lajme

Qeveria, propagandë me paketën sociale, jo të gjithë pensionistët përfitojnë

Nga paketa e rezistencës sociale, duket se nuk do të përfitojnë mijëra pensionistë, pasi qeveria ka vendosur kritere penalizuese. Nga një vëzhgim i bërë në Korçë dhe Elbasan, pensionistët tregojnë për gazetaren Sidorela Xhomaqi të SYRI TV se nuk kanë përfituar 3- mijë lekshin e përballimit të krizës, pasi figurojnë në certifikatë familjare me fëmijët e tyre.

Kryeministri prezantoi me bujë paketën  e rezistencës sociale prej 3 mijë lekësh për pensionistët dhe shtresat në nevojë, me qëllim që të përballojnë rritjen e çmimeve të produkteve bazë të jetesës. Por duket se dhe këtë herë, qeveria ka përdorur propagandën për të zbutur efektin e pakënaqësive që u krijuan ndaj saj për shkak të rritjes së çmimeve.

Lexo më shumë  Shtatë serbë dënohen me 56 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Dhjetëra pensionistë korçarë kanë shkuar në zyrat e postës me shpresën se do të përfitojnë 3 mijë lekëshin e premtuar, por shumë prej tyre janë kthyer pas të dëshpëruar, pasi qeveria ka vendosur që të mos e përfitojnë pensionistët që janë në të njëjtën çertifikatë familjare me fëmijët e tyre.

E njëjta situatë është dhe në Elbasan, shumë pensionistë nuk e përfitojnë shpërblimin për shkak se figurojnë në të njëjtën çertifikatë familjare me fëmijët e tyre. Por jo vetëm kaq, edhe kur dy pensionistë jetojnë të vetëm, shpërblimin e qeverisë e përfiton vetëm një prej tyre, ai që është kryefamiljar.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani: Gjermania është aleate strategjike në rrugën euroatlantike të Kosovës

Pra, siç shihet, edhe në këtë situatë krize, pensionistët dhe shtresat në nevojë, janë përdorur përsëri nga qeveria për propagandë, pasi mijëra prej tyre, nuk do të përfitojnë nga paketa e rezistencës sociale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *