Lajme

Rritet sërish kosto e borxhit afatgjatë të qeverisë Rama, shtrenjtohen obligacionet 10-vjeçare

Në ankandin e javës së kaluar, Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) nxori në shitje një shumë prej tre miliardë lekësh obligacione 10-vjeçare, por kërkesa totale e paraqitur nga investitorët në ankand u kufizua në 2.8 miliardë lekë.

Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare u rrit në ankandin e fundit. Sipas të dhënave nga banka qendrore, yield-i uniform i pranuar në ankand arriti në 6.44%.

Ankandi ishte rihapje e atij të datës 12 korrik, kur obligacionet 10-vjeçare u shitën me një yield uniform dhe kupon prej 6%. Edhe ankandi I obligacioneve 10-vjeçare konfirmoi një tendencë në rritje të yield-eve të instrumenteve të borxhit afatgjatë të qeverisë shqiptare. Një nga arsyet është ulja e pjesëmarrjes së investitorëve në këto ankande

Në ankandin e javës së kaluar, Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) nxori në shitje një shumë prej tre miliardë lekësh obligacione 10-vjeçare, por kërkesa totale e paraqitur nga investitorët në ankand u kufizua në 2.8 miliardë lekë.

Nga këto, MFE pranoi vetëm 2.4 miliardë lekë. Në rast se shuma e pranuar do të ishte më e madhe, atëherë edhe yield-i uniform I obligacioneve do të rezultonte më i lartë.

Një nga arsyet e uljes së kërkesës dhe rritjes së yield-eve në tregun primar të obligacioneve mund të jetë pjesëmarrja më e ulët e bankave në këto ankande në pjesën e fundit të vitit.

Lexo më shumë  Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për të gjitha krimet serbe të kryera në Kosovë

Kjo është pjesërisht edhe një tendencë sezonale, duke qenë se bankat kanë një qasje më agresive në pjesën e parë të vitit, me qëllim realizimin e buxheteve dhe të objektivave të investimit.

Sidoqoftë, një korrektim në rritje i yield-eve ishte i pritshëm, duke qenë se deri në verë ato pësuan një rënie të ndjeshme, ndoshta përtej parashikimeve.

Përjashtim nga korrigjimi I yield-eve për momentin po bëjnë vetëm instrumentet afatshkurtra. Duke qenë edhe një instrument i menaxhimit të likuiditetit për bankat për bonot e thesarit në përgjithësi kërkesa është më e lartë dhe kjo ka bërë që yield-et të qëndrojnë të ulëta, pranë normës bazë, madje, në raste të veçanta edhe poshtë saj, siç ndodhi me ankandin e bonove 6-mujore.

Në një masë më të vogël, kërkesa në ankandet e bonove, sidomos atyre 12 mujore, mbështetet edhe në një kërkesë më të madhe nga individët. Megjithëse rënia e yield-eve vlerësohet se e ka ulur disi interesin krahasuar me vitin e kaluar, sërish investitorët individualë përbëjnë një segment të konsiderueshëm në ankandet e bonove të thesarit.

Lexo më shumë  Knaus: Ministrat e Jashtëm të caktojnë takim të jashtëzakonshëm për Kosovën

Sipas kalendarit të huamarrjes të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, shuma e programuar për t’u financuar në tregun e brendshëm, (duke përfshirë edhe rifinancimet e instrumenteve të maturuar) do të ketë vlerën e afërsisht 80 miliardë lekëve, në rënie me 3.6% krahasuar me tremujorin e tretë dhe në rënie me 4.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënia do të jetë veçanërisht e theksuar për muajin dhjetor, kur Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka planifikuar huamarrje totale në vlerën e 16.5 miliardë lekëve, 42% më pak krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar.

Gjatë këtij viti, qeveria ka shfrytëzuar kushtet më të favorshme të financimit që ka ofruar treguar i brendshëm për të siguruar pjesën më të madhe të huamarrjes së planifikuar vjetore.

Madje, në gjysmën e parë të vitit huamarrja ka qenë edhe më e lartë se ajo e parashikuar në kalendar, falë kërkesës së lartë të tregut për instrumentet e borxhit të qeverisë dhe yield-eve në rënie. /Monitor

Rruga Press

YouTube player