Lajme

Ish- ambasadori amerikan: BE-ja duhet të ndalojë përkëdheljen e Vuçiqit

Janë bërë më shumë se një muaj nga sulmi terrorist në veri të Kosovës, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Atë ditë, më 24 shtator, grupe të armatosura sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.

Lexo më shumë  “La Repubblica”: Në Tiranë mijëra në rrugë për "Revolucionin e Flamingove"

Por edhe pse kanë kaluar mbi një muaj nga sulmi nuk është marrë asnjë masë ndaj Serbisë, e cila  ka mbajtur edhe ditë zie për terroristët e vrarë.

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të ndalojë përkëdheljen e Vuçiqit.

Autoritetet e Kosovës kanë prezantuar dëshmi të forta se sulmi është bërë me direktiva direkte nga Serbia dhe se me sulmin në Banjskë, Serbia tentoi ta aneksonte pjesën veriore të Kosovës.

Lexo më shumë  Me nxitim dhe në fshehtësi mes protestave, qeveria përgatit dhënien e 100 mijë hektarëve tokë bujqësore për të huajt

Rruga Press

YouTube player