Lajme

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për të gjitha krimet serbe të kryera në Kosovë

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, ka njoftuar se ka nisur një fushatë për krimet e kryera të Serbisë ndaj popullatës civile në Kosovë.

Ai ka paraqitur një padi ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) për të gjitha krimet e kryera në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në platformën “X”.

Bogdanoviq ka bërë thirrje që kjo fushatë të mbështetet nga komuniteti ndërkombëtar dhe publiku i Kosovës.

Lexo më shumë  Ministri i Mjedisit justifikon punimet për projektin e Jared Kushnerit në Zvërnec dhe akuzon aktivistët për “dashakeqësi”

“Sot kam filluar një fushatë zyrtare për Kosovën. Kam paraqitur një padi ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të gjitha krimet e kryera në Kosovë dhe veçanërisht për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe popullit të Kosovës për mbështetje”, ka thënë Bogdanoviq.

Rruga Press

Lexo më shumë  Thellohet kriza/ Rritet kostoja e jetesës nën qeverinë Rama, Inflacioni 'godet' familjet shqiptare, kërcen në 2.8%
YouTube player