BotaKryesore

Avancon Ukraina, sulmon me dronë luftarak Krimenë

Një sulm masiv me dronë ukrainas në Krime ka lënë qytetin e Sevastopolit pa energji dhe i ka vënë flakën një rafinerie në Rusinë e Jugut.

Sulmet e fundit thuhet se shënojnë përpjekjen e Kievit për t’iu kundërpërgjigjur një ofensive të Moskës në Ukrainën verilindore, e cila ka shtuar presionin mbi forcat e armatosura.

Bëhet e ditur se Ukraina ka sulmuar me mbi 50 dronë mbi Krime, dhe të tjerë në Krasnodar dhe Belgorod.

Lexo më shumë  Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku

Gjithashtu, sulmet e kanë dëmtuar edhe termocentralin e qytetit, andaj vendi ka mbetur pa energji elektrike, shkruan yahoonews.

Kundërpërgjigjet e mëparshme ukrainase kanë shkatërruar edhe aeroplanë dhe një strukturë magazinimi në bazën ajrore Belbek pranë Sevastopolit.

Ndërkohë, në Krasnodar, ushtria e Volodymyr Zelenskyt ka goditur një rafineri nafte.

Siç raportohet, Ukraina vazhdimit ka shënjestruar rafineritë dhe objektet e tjera energjetike thellë brenda Rusisë, duke i shkaktuar asaj dëme të konsiderueshme.

Lexo më shumë  Arsimi publik falas, por hyrja shtrenjtë! Sa kushton dita e parë e shkollës? Mesatarisht 34 mijë lekë për një fëmijë

Dronët ukrainas kanë sulmuar edhe Novorossiysk, portin e madh të Detit të Zi.

Ndryshe, trupat e Ukrainës po luftojnë për të ndaluar përparimet ruse në rajonin verilindor të Kharkviti.

Një prej qyteteve më të sulmuara ditëve të fundit ka qenë Vovchansk, vetëm 5 kilometra nga kufiri rus.

YouTube player