BallinaLajme

Rritet numri i vrasjeve në Kosovë, shtohet edhe dhuna në familje

Përveç vrasjeve në Kosovë, shifrat kanë shënuar rritje edhe në dhunën në familje.

Vrasja e dyfishtë ka tronditur Prizrenin, kur të martën në mbrëmje, dyshohet se Sami Mazreku, 52 vjeç, polic kufitar i Kosovës, ekzekutoi me armën zyrtare, të bijën, Leonitën, 21 vjeç, e më pas kreu vetëvrasje. Familjarët deklarojnë se ishte vrasje aksidentale e prokuroria po kryen hetimet.

Kosova këtë vit shënon rritje të numrit të vrasjeve krahasuar me vitin e kaluar.

“Nga 19 sa i kemi pasur vitin e kaluar, i kemi 25 këtë vit dhe nënkupton se 31.57.% kemi ngritje”, u shpreh  Samedin Mehmeti, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Lexo më shumë  Kraki ‘godet’ PDK-në: Hallin e kanë te vetja, jo te Haga

Rastet kur policët vriten ose vetëvriten në Kosovë, nuk janë të pakta. Nga themelimi i Policisë së Kosovës në vitin 1999,  në rrethana të ndryshme kanë humbur 21 pjesëtarë të forcave të rendit. Ndërkohë, bashkë me vrasjet, edhe numri i dhunës në familje, sipas shifrave zyrtare, ka shënuar rritje.

“Ndërsa numri i rasteve të dhunës në familje, fatkeqësisht ka shënuar ngritje. Nga 1751 në 1861 ose ngritje prej 6.86%”, tha zoti Mehmeti më tej.

Megjithatë, numri i lëndimeve dhe vjedhjeve të rënda kanë pësuar ulje gjatë këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar. Nga 147 ka rënë në 120 lëndime të rënda e nga 4131 vjedhje të rënda në 3492 raste të tilla.

Lexo më shumë  Arrestohet një person për thyerjen e xhamit të Kuvendit të Kosovës, i dyshuari del se ka dosje për disa raste në Polici. Për posedim të paautorizuar të armës, dhunë në familje dhe vjedhje

“Nuk janë vetëm vjedhjet por edhe vrasjet sikurse një rast i tillë që ndodhi tre ditë më parë pikërisht në këtë vend, këtu në Prishtinë”, raportoi gazetari Jeton Musliu.

Në Prishtinë, një shtetas i Kosovës u ekzekutua në veturë nga një shtetas i huaj, i cili është në arrati.

YouTube player