BallinaBota

Putin shokues: Navalny? Po të donin, shërbimet sekrete do ta kishin vrarë

Navalny? Po të donin shërbimet sekrete, do ta kishin vrarë me kohë”. Kjo është përgjigja, jo pak shokuese, e presidentit rus Vladimir Putin, i pyetur gjatë konferencës për shtyp të fundvitit për rastin e disidenti rus që akuzon Kremlinin për helmimin e tij me substancën e quajtur Novichok.

Ditë më parë, Navalny në një intervistë e kishte deklaruar se ishte i sigurt që urdhri për vrasjen e tij kishte ardhur nga vetë presidenti, por Putin mohoi akuzën, duke e cilësuar si të paarsyeshme për vetë  zvogëluar rëndësinë e Navalny-it.

Lexo më shumë  Macroni ripërsërit se nuk e përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë

“Ai pacienti në Berlin është i mbështetur nga shërbimet inteligjente amerikane, prandaj normalisht shërbimet tona duhet ta monitorojnë. Por kjo nuk do të thotë se ka nevojë ta helmojnë, kujt i intereson? Po të donin me shumë mundësi do ta kishin bërë, diçka të tillë”, ishte fjalia e plotë e Putin, që duke mohuar faktin nuk përjashtoi që diçka e tillë mund të ndodhte, po të ishte e nevojshme.

Në mënyrë më të relaksuar, Putin iu përgjigj edhe një pyetje për Trump, inë qoftë se ishte gati t’i siguronte një punë në Rusi, tani që nuk do të jetë më zoti i Shtëpisë së Bardhë.

Lexo më shumë  Kievi mund t’i përdorë armët britanike për ta sulmuar Rusinë, thotë Cameron

“Trump nuk ka nevojë të gjej punë në Rusi”,  u përgjigj Putin, duke shtuar se “pothuajse 50% e popullsisë ka votuar për të . Ai është i mbështetur dhe me sa kuptoj nuk do të braktisë  jetën politike në Shtetet e Bashkuara”.

Rruga Press

YouTube player