KryesoreLajme

Roth: Vuçiqi është përgjegjës për dhunën ndaj KFOR-it në veri

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Gjermanisë ka deklaruar se përgjegjës për dhunën brutale ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Gjatë një takimi me gazetarë ai ka folur për masat sanksionuese ndaj Kosovës duke thënë se presin veprime për shtensionimin e situatës në veri dhe zbatim të Marrëveshjes së Brukselit.

Sanksionet që Bashkimi Evropian ia vendosi Kosovës nuk ishin një gjë e mençur megjithëse u konsideruan mjet i domosdoshëm për ta shtensionuar situatën në veri të Kosovës, ka thënë kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth.

Pas takimeve që pati me udhëheqësit e shtetit në një takim me disa gazetarë, Roth ka drejtuar kritika të ashpra edhe ndaj Serbisë duke e fajësuar atë për tensionet dhe sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në qershor të këtij viti.

“Shumë shpresoj se do të kemi gjasa reale për shtensionimin e situatës mes Kosovës e Serbisë. Përplasjet në veri të Kosovës ishin totalisht të papranueshme dhe po Qeveria e Kosovës merr përgjegjësinë për disa gabime. Por në fund të fundit, zotri Vuçiq ka përgjegjësinë për dhunën brutale ndaj ushtarëve të KFOR-it. Kjo është arsyeja pse serbët e kaluan vijën e kuqe. Kjo është totalisht e papranueshme. Mesazhi ime tek qeveria, pasi takova kryeministrin, ministren e jashtme, kryetarin e Kuvendit dhe anëtarët e kuvendit, iu lutem shkoni përpara me angazhimet për të forcuar sundimin e rendit dhe ligjit, kulturën demokratike, luftën kundër korrupsionit. Për arsye të mira ne kemi kritikuar situatën në Serbi. Serbia është shumë larg që të përmbushë parimet e Bashkimit Evropian. Sepse Bashkimi Evropian para së gjithash nuk është vetëm çështje e tregut të përbashkët por edhe vend i vlerave të përbashkëta dhe nuk shoh përparim në drejtimin e duhur dhe nuk shoh rreshtim krah politikave të Bashkimit Evropian kur vjen tek politikat e sigurisë përkatësisht vendosja e sanksioneve kundër regjimit të Putinit. Kjo është zhgënjyese për të gjithë ne”, tha Roth.

Lexo më shumë  "Kosova është demokraci funksionale", Doris Pack: Ndihem thellësisht e turpëruar nga qeveria e vendit tim, Gjermanisë

Sipas tij, çelësi për normalizim të marrëdhënieve dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Vendi ynë mbetet i përkushtuar tek marrëveshja e Ohrit dhe qeveria jonë bashkë me atë franceze kanë vendosur parime për ta bërë kompromisin më realist. Shpresoj se takimi i nivelit të lartë më 14 shator do të sjellë disa rezultatet konkrete. Ajo që duhet është progresi. Por jemi kundër një Republika Serbe 2.0 këtu në Kosovë. Bashkimi Evropian, Gjermania, Franca e shtetet tjera, po ashtu ShBA-ja, Mbretëria e Bashkuar- do ta bëjmë të pamundurën për të arritur suksese. Por duhen dy persona për tango, që i bie se përgjegjësia është mbi qeverinë e Kosovës dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqi”, tha Roth.

Lexo më shumë  Knut Abraham i zhgënyer me Gjermaninë dhe Këshillin e Evropës: Në këtë 75-vjetor të KiE nuk ka shumë për të festuar

Michael Roth e ka quajtur të padrejtë që kosovarëve u është dashur kaq gjatë të presin për viza, teksa i ka hequr dilemat se mund të ketë edhe një shtyrje tjetër pas 1 janarit të vitit të ardhshëm.

Rruga Press

YouTube player