Bota

Rikthehen tensionet në Egje, avionë turq ngrihen nga bazat. Çfarë ndodhi me anijen greke

Tensionohet situata në Egje mes Greqisë dhe Turqisë. Shkak është bërë sërisht kërkimi i gazit në zonë. Nga raportimet mediatike mësohet se anija greke e kërkimit “Nautical Geo” ka nxitur reagimin e turqve, por dy vendet akuzojnë njëra-tjetrën për tensionimet.

Autoritetet greke publikuan një NAVTEX në 29 shtator duke njoftuar itinerarin e anijes “Nautical Geo”, por reagimi i turqve erdhi vetëm mbrëmë kur anija u fut në zonën që ata e pretendojnë si të tyren.

Lexo më shumë  NATO akuzon Rusinë për kërcënim të sigurisë në territorin e Aleancës

Mediat turke njoftuan zhvillimet në Egje, ku një numër avionësh u ngritën po ashtu nga bazat e tyre në zonë për të paralajmëruar grekët, kurse një anije ushtarake turke iu afrua anijes “Nautical Geo” duke i kërkuar të largohet nga zona.

Turqia pretendon si Zonë Ekonomike Ekskluzive thuajse të gjithë detin që rrethon Qipron deri në kufi me Egjiptin dhe Libinë.

Lexo më shumë  Gjermania paralajmëron pasoja pas sulmit të dyshuar kibernetik rus

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *