Opinion/Aktualitet

Riaktivizimi i Këshillit Ekonomik Kombëtar dhe basti që do të lumturohesha po ta humbisja

Nga Irena Beqiraj

Rishpikja e ekonomisë së shekullit të 21-të gjatë një epoke sfidash të reja si ndryshimi i klimës, rivaliteti gjeopolitik dhe brishtësia në zinxhirit të furnizimit, ka vetëm një emër “produktivitet”.

Ekonomistët kanë argumentuar prej kohësh se produktiviteti është themeli i prosperitetit. E vetmja mënyrë se si një vend mund të rrisë standardin e jetesës në mënyrë të qëndrueshme është të prodhojë më shumë mallra dhe shërbime me më pak burime. Që nga Revolucioni Industrial, kjo është arritur përmes inovacionit, prandaj në imagjinatën publike produktiviteti është bërë sinonim me përparimin teknologjik , kërkimin dhe zhvillimin. E pra modeli i ri ekonomik që imponon Shekulli 21 quhet “produktivizëm” , megjithëse duhet thënë që brendia e tij ka më shumë rëndësi se emri i tij.

Produktivizmi është modeli që tenton të krijojë mundësi ekonomike produktive në të gjitha rajonet e një ekonomie duke ofruar punë më të mira për të gjithë fuqinë punëtore.

Ai ndryshon nga modeli neoliberal sepse kërkon që qeveria të luaj një rol më të gjerë në ekonomi. Ai gjithashtu ndryshon nga modeli Kejnsianist i “Shtetit të Mirëqenies” pasi relativizon rëndësinë e transfertave buxhetore dhe politikave makroekonomike në prosperitetin ekonomik.

Në thelbin e tij qëndron një marrëdhënie komplementare e re ndërmjet qeverisë dhe biznesit privat, me qëllimin e vetëm rritjen e produktivitetit të ekonomisë në tërësi edhe krijimin e vendeve të mira punës.

Thënë shkurt qeveria dhe bizneset vendosim të punojnë bashkarisht duke u përpjekur të heqin barrierat që pengojnë mundësitë e rritjes së produktivetit. E pra propozimet edhe “risitë ” e paraqitura në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar ku për herë të parë u artikulua “partneriteti biznes qeveri në hartimin politikave që synojnë rritjen e produktivitetit ” gjallëroi brenda meje besimin se qeveria e ka kuptuar nevojën për këtë model të ri zhvillimi, edhe po ashtu për ti dhënë Këshillit Ekonomik Kombëtar formën e një “think tank” ku pjesëmarresit nuk lobojnë për interesa të përvecme por bashkëveprojnë në të mirë të zhvllimit të përgjithshëm ekonomik. Edhe me këtë shpresë fillova të ëndërroj:

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

1. Se politikë-bërësit e kishin kuptuar që politikat që nxisin produktivitetin janë të vështira për t’u hartuar vetëm nga qeveria dhe akoma më të vështira për tu zbatuar me sukses. Më në fund është kuptuar nevoja e madhe për funksionimit e organizmave publike, qoftë edhe (think tank) që jo vetëm ndihmojnë qeverinë identifikojë politikat e duhura, por gjithashtu mund të dalin edhe kundër presionin të njëanshëm politik. Gjithashtu është kuptuar rëndësia e e tyre si qendra të shpërndarjes së informacionit i cili do të ndihmonte biznesin për të përballuar sfidat e të ardhmes.

2. Se është kuptuar që pa politika të mirë -informuara , të bazuara në studime e të dhëna, të cilat kanë nevojë për transparencë, kapacitete solide kërkimore, edhe heqjen dorë nga qasja e trajtimit të ekonomisë si monolite por si tërësi e ekonomive të vecanta rajonale , nuk mund të targetosh sic duhet ndërhyrjet e nevojshme.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

3. Edhe vazhdoja të ëndërroja që politikëbersit socialistë kanë kuptuar, që duke ofruar vetëm incentiva fiskale , subvencione apo ndërhyrje të pjesshme, e humbën një dekadë pa arritur të ndihmojmë industri te ndryshme si ajo fason të transformohet në prodhues i mirëfilltë me produktivitet të lartë.

4. Që 2024 ishte ardhur me këmbë të mbarë. Qeveria kishte arritur të kuptonte që sot biznesi ka nevojë për njohuri edhe që është detyra e saj te mundësojë rritjen e kapaciteteve të ekonomisë edhe bizneseve për të krijuar edhe shpërndarë njohuri , pra për të fituar aftësi inovative.

Por ëndrrat e bukura zgjatin pak. Mjaftoi deklarata e KM i cili dje tha

“që shtëpia e biznesit është një derë avokatie ku çdo sipërmarrës mund të trokasë për çdo problem që ka, edhe se kjo strukturë e re, synon zhdukjen përgjithmonë të fenomenit të ryshfetit, por edhe adresimin e sfidave të mëdha, siç është përshtatja e biznesit me në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”, për të kuptuar se qasja që Kryeministri përcjell është shumë larg produktivizmit, edhe ekzaktësisht ajo që ka qenë gjithmonë “zgjidhja ad hoc e problemeve kur ato trokasin”.

A ka shpresë se po ndryshon kjo qasje me riaktivizimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar edhe strukturave të reja te ngritura nën të si shtëpia e biznesit? Kam venë një bast me antarë të asaj tavoline , bast të cilin do të lumturohesha po ta humbisja!

YouTube player