Lajme

Regjistrohet një parti e re serbe në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar Iniciativën Srpska Demokratija, si partinë më të re në Kosovë.

Kjo është bërë në mbledhjen e KQZ-së që është mbajtur të mërkurën.

Kryetar i kësaj partie është Aleksandar Arsenijeviq, më parë udhëheqës i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”.

Ai ka qenë kandidati i vetëm serb për kryetar të Mitrovicës së Veriut në zgjedhje e kaluara, e që ishte tërhequr nga gara para mbajtjes së tyre.

Lexo më shumë  Durmishi: Javën tjetër fillojmë me sanimin e përhershëm të kanalit të Iber Lepencit

Arsenijeviq njihet mes serbëve të veriut për kritikën e tij të vazhdueshme ndaj Listës Serbe.

“Mund të them se edhe nëse e sjellin Nënë Terezën në krye të Listës Serbe, nuk mendoj se do të ndryshojë asgjë”.

Kështu ka vlerësuar ai për zgjedhjen e Zllatan Ellek në postin e presidentit të asaj partie politike.

Ai më tej ka thënë se Lista Serbe ka nevojë për psikiatër, jo për kirurg.

Lexo më shumë  Kuvendi miraton në parim Projektligjin për ndalimin e pijeve energjike nën 18 vjeç

“Mendoj se në krye të asaj partie duhet të vijë një mjek psikiatër, sepse pas dhjetë vjetësh që po bëhet një politikë e tillë… nuk është politikë, por tragjedi”, ka thënë me ironi ai.

YouTube player