Lajme

Regjistrohen mbi 4 mijë automjete me targa ilegale në veri të Kosovës

Nga data 1 nëntor e deri më sot janë regjistruar në RKS gjithsej mbi 3 mijë e 250 automjete që më parë ishin regjistruar nga autoritetet serbe me akronimet e qyteteve të Kosovës, si KM, PR etj. Nëse kësaj i shtohen edhe 800 automjete të regjistruara nga vitet paraprake, atëherë numri i përgjithshëm i automjeteve të regjistruara në RKS kap shifrën mbi 4 mijë. Lajmin e ka bërë të ditur punonjësi i policisë për veriun, Veton Elshani.

Lexo më shumë  Ish-ministri dhe deputeti gjerman, Michael Roth e quan të guximshëm veprimin e Kosovës për Asociacionin

Sipas tij, numri i automjeteve që po regjistrohen gjatë afatit të shtyrjes është shumë i vogël, andaj policia nuk sheh arsye që afati të shtyhet, por siç tha ai, nëse qeveria vendos ndryshe, atëherë policia do ta respektojë vendimin.

YouTube player