Lajme

Kryeministri Kurti: Të drejtat e njeriut janë edhe thelbi edhe themeli i qytetërimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Konferencën hapëse të Javës së të Drejtave të Njeriut. 

Sipas komunikatës së Qeverisë, Kurti tha me këtë rast se të drejtat e njeriut janë edhe thelbi edhe themeli i qytetërimit.

Kryeministri Kurti shprehu kënaqësinë që ishte për të tretin vit radhazi në konferencën hapëse të Javës së të Drejtave të Njeriut, që këtë vit shënon edicionin e dhjetë, ndërkaq i përgëzoi për përkushtimin e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë përgjatë kësaj dekade.

“Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri tha se beson se të drejtat e njeriut, janë edhe thelbi edhe themeli i qytetërimit. Gjithçka bëhet aq e vështirë sa që e pamundur nëse nuk besojmë në të drejtat e njeriut dhe gjithçka bëhet aq e lehtë pothuajse, menjëherë e realizueshme atëherë kur besojmë në të drejtat e njeriut, shtoi më tej.

Lexo më shumë  Knut Abraham i zhgënyer me Gjermaninë dhe Këshillin e Evropës: Në këtë 75-vjetor të KiE nuk ka shumë për të festuar

Në frymë të partneritetit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe organizatave të shoqërisë civile, kryeministri Kurti bëri thirrje që të vazhdojmë të kemi diskutim të hapur për mënyrat e operacionalizimit të rekomandimeve të raporteve dhe analizave të këtyre organizatave për të drejtat e njeriut, e sidomos për aty ku konstatohen shkeljet e të drejtave të njeriut, të pakicave etnike, të komunitetit LGBTIQ+, të atyre që janë të varfër, të atyre të cilët për një arsye ose tjetër kanë ngelur të pashkolluar, të paarsimuar dhe të atyre që i kanë aftësitë e kufizuara apo nevojat e veçanta dhe të atyre të cilët konsiderojnë pse janë fatkeq në jetë meqenëse kanë pasur një aksident ose edhe kanë bërë një zgjedhje të gabuar në jetë që po ju kushton për tërë jetesën e mëtutjeshme.

Lexo më shumë  Kryeziu: Nëse pranohet oferta e Gërvallës, e zbatojmë në kuadër të zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazë

Me të gjithë këta, solidaritet, bashkëpunim për barazi edhe për dinjitet. E uroj që këto platforma për diskutim sikurse edhe kjo konferencë të shërbejnë për shkëmbime të dobishme e frymëzim të ri”, tha në përfundim të fjalës së tij, kryeministri Kurti.

Rruga Press

YouTube player