Lajme

Në 7 vite qytetarët dhe bizneset në Tiranë paguan në faturat e ujit rreth 50 milion euro taksa për 17 shkolla të reja, që nuk u ndërtuan kurrë

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka depozituar sot në Kontrollin e Lartë të Shtetit një kërkesë për auditim ndaj Bashkisë së Tiranës, se ku shkojnë paratë e taksave që vendosen në faturë ne ujit. Fatura e ujit është tepër e lartë si kosto pagese sepse në të vendosen edhe taksat e ndryshme të Bashkisë, të cilat mendohet që do të shkojnë në investime publike. Por duket se këto kosto të larta në faturën e ujit nuk janë pasqyruar në shërbimet përkatëse.

Lexo më shumë  Sot, në datëlindjen e “Mbretëreshës së Këngës Shqiptare”, Nexhmije Pagarusha

Më poshtë gjeni kërkesën e plotë:

“𝐏𝐞̈𝐫 𝐜̧𝐝𝐨 𝐪𝐢𝐧𝐝𝐚𝐫𝐤𝐞̈ 𝐭𝐚𝐤𝐬𝐞̈ 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐬𝐩𝐚𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐩𝐞𝐭 𝐥𝐥𝐨𝐠𝐚𝐫𝐢!

𝐊𝐮𝐬𝐡 𝐤𝐚 𝐟𝐮𝐭𝐮𝐫 𝐝𝐮𝐚𝐫𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐱𝐡𝐞𝐩𝐚𝐭 𝐞 𝐩𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐞 𝐤𝐚 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐪𝐞𝐥𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐣𝐨 𝐧𝐞̈ 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢!

Siç pata premtuar depozitova sot zyrtarisht në Kontrollin e Lartë të Shtetit, kërkesën zyrtare për nisjen sa më parë të një auditimi të thelluar në Bashkinë e Tiranës për menaxhimin e të ardhurave nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore.

Në 7 vite qytetarët dhe bizneset paguan në faturat e ujit rreth 50 milion euro taksa për 17 shkolla të reja, që nuk u ndërtuan kurrë.

Bashkia e Tiranës pranoi zyrtarisht se skema e PPP për ndërtimin e shkollave dështoi, por asnjë sqarim: Ku përfunduan taksat?

Me shumë qetësi do të pres auditin e KLSH për të ndërmarrë më pas të gjitha hapat ligjorë!

Transparencës dhe llogaridhënies nuk mund t’i shmanget më askush!

Interesi qytetar është prioritet absolut!”

Rruga Press

YouTube player