KryesoreLajme

Reagon Ministri Sveçla për aksionin në Leposaviq/ Kritika që i bën prokurorisë për hezitimin e rastit të kontrabandistëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një postim në Facebook është deklaruar pas operacionit të rastit të së shtunës pas operacionit të policisë në Leposaviq kundër kontrabandës.

Ai ka thënë se Prokuroria Speciale nuk është përgjigjur pozitivisht kur i është kërkuar nga policia që të marrë nën hetim ngjarjen e ndodhur. Kritikë bëri edhe ndaj prokurores së Prokurorisë Themelore.

“Zyrtarët policor i kanë kërkuar Prokurorisë Speciale të marrë në hetim ngjarjen. Edhe pas këmbënguljes së tyre, Prokuroria nuk u përgjigj pozitivisht. Ndërkohë, prokurorja e prokurorisë themelore e liroi menjëherë njërin prej kontrabandistëve sulmues të policisë. Ndaj po shpreh edhe një herë tjetër bindjen time të thellë. Hezitimi për të vepruar i organeve të drejtësisë, përkthehet automatikisht në fuqizim të kriminelëve dhe rritje të vetëbesimit tek ta”, tha ministri.

Sveçla shtoi se kur organet e rendit ndërmarrin veprime kundër krimit të organizuar, ky veprim duhet të jetë i menduar mirë dhe i vendosur.

“Në rastin e natës së shkuar, pas sulmit të kryer prej kontrabandistëve mbi patrullën e policisë, policët tanë e kryen më së miri operacionin. Të dy kontrabanduesit u ndaluan. Por u desh edhe ndërhyrja e njësisë speciale për kthimin e tyre. 5 nga policët u lënduan dhe dy prej autoveturave të policisë u dëmtuan”.

Theksoi se organet e drejtësisë duhet të jenë të vendosura, ta kthejnë sigurinë në normalitet e jo sulmin ndaj policisë apo thyerjen e rregullave dhe ligjeve.

“Kriminelët nuk duhet të mendojnë se mund të sulmojnë policinë e pastaj t’ia hedhin paq”.

Sveçla tha se çdo tentim vrasje ndaj policëve duhet ndëshkuar rreptë dhe shpejt, pa asnjë hezitim e me pjesëmarrjen e të gjithë institucioneve sipas rolit e detyrave.

Lexo më shumë  Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë, dalin statistikat sipas komunave

Deklarata e plotë nga Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla:

Kur organet e rendit ndërmarrin veprime kundër krimit të organizuar, ky veprim duhet të jetë i menduar mirë dhe i vendosur. Krimi i organizuar zhvillohet kur organet e rendit dhe drejtësisë hezitojnë.
Kohët e fundit, policia e Kosovës, në çdo orë të ditës e të natës, ka qenë në krye të detyrës për sigurimin e rendit dhe luftën ndaj kontrabandës. Për ta kryer detyrimin, policëve tanë u duhet të rrezikojnë edhe jetën.
Në rastin e natës së shkuar, pas sulmit të kryer prej kontrabandistëve mbi patrullën e policisë, policët tanë e kryen më së miri operacionin. Të dy kontrabanduesit u ndaluan. Por u desh edhe ndërhyrja e njësisë speciale për kthimin e tyre. 5 nga policët u lënduan dhe dy prej autoveturave të policisë u dëmtuan.
Zyrtarët policor i kanë kërkuar Prokurorisë Speciale të marrë në hetim ngjarjen. Edhe pas këmbënguljes së tyre, Prokuria nuk u përgjigj pozitivisht. Ndërkohë, prokurorja e prokurorisë themelore e liroi menjëherë njërin prej kontrabandistëve sulmues të policisë.
Ndaj po shpreh edhe një herë tjetër bindjen time të thellë.
Hezitimi për të vepruar i organeve të drejtësisë, përkthehet automatikisht në fuqizim të kriminelëve dhe rritje të vetëbesimit tek ta.
Duhet të ndodhë e kundërta, organet e drejtësisë duhet të jenë të vendosura dhe krimi të hezitojë. Kriminelët nuk duhet të mendojnë se mund të sulmojnë policinë e pastaj t’ia hedhin paq. Organet e shtetit, të rendit dhe të drejtësisë kanë vetëm një qëllim: ta kthejnë rendin dhe sigurinë në normalitet, por jo sulmin ndaj policisë sonë e as thyerjen e rregullave e ligjeve.
Kam nderimin maksimal dhe mirënjohjen e lartë për policët që rrezikojnë edhe jetën për të vënë në zbatim ligjet e shtetit të Kosovës. Çdo tentim vrasje ndaj tyre duhet ndëshkuar rreptë dhe shpejt, pa asnjë hezitim e me pjesëmarrjen e të gjithë institucioneve sipas rolit e detyrave.

Lexo më shumë  Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *