KryesoreLajme

Deklarata e plotë/ Policia e Kosovës jep detaje të reja nga aksioni i mbrëmshëm në Leposaviq, çfarë u godit gjatë aksionit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e mbrëmshëm në Leposaviq. Policia ka sqaruar se aksioni ka ndodhur në fshatin Jashanicë të komunës së Leposaviqit kundër krimit, kontrabandës dhe dukurive të tjera kriminale.

Zyrtarët policorë të kufirit kanë vërejtur një kamion i cili dyshohej për kontrabandim mallrash, njoftoi PK-ja, dhe gjatë tentimit për ta ndaluar të njëjtin, zyrtarët policorë janë penguar nga dy automjete civile.

“Njësitë e Ndërhyrjes së Shpejt të Policisë Kufitare në asistencë të njësisë së Inteligjencës, në tentim për ta ndaluar kamionin i cili dyshohet qe kishte mall të kontrabanduar, i cili ishte duke lëvizur në drejtim të Magjistrales Mitrovice-Jarinjë, kanë bërë bllokimin e pjesshëm të rrugës, me dy vetura policore, me drita rotative të ndezura, me qëllim të sinjalizimit me kohë, për vozitësin e kamionit për tu ndaluar”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Investigimi i RAI3/ Çfarë e tërboi Edi Ramën te investigimi i medias italiane

Më tej, ka sqaruar se Policia në fillim ka ndaluar një veturë me ngjyre të zezë, targa të panjohura dhe shoferi i saj dyshohet që ishte duke komunikuar në telefon me vozitësin e kamionit.

“Kamioni i dyshuar me një shpejtësi të madhe ka ardhur në drejtim të veturave dhe zyrtarëve policorë, me qëllim goditjen e tyre dhe me këtë rast, kamioni ka goditur një veturë zyrtare policore. Përkundër të gjitha sinjalizimeve për tu ndalur duke përfshirë edhe bateritë ndriçuese, i njëjti nuk ka zbatuar urdhrin ligjor të zyrtarëve policorë dhe ka vazhduar me vozitjen”.

Policia ndërkohë ka vazhduar përcjelljen e kamionit, me sinjalizimin e vazhdueshëm me alarm dhe drita, megjithëse nuk është ndalur. Kamioni ka qenë në shpejtësi të madhe, që ka rrezikuar edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

“Në përpjekje e sipër për ta ndaluar, vozitësi i kamionit e ka goditur veturën policore për herë të dytë, duke u shkaktuar lëndime zyrtarëve policorë si dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale”, shtoi policia.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani: Gjermania është aleate strategjike në rrugën euroatlantike të Kosovës

Për shkak të rrezikut të lartë për jetën e tyre, policët kanë përdorur armën zyrtare.

“Pas të gjitha veprimeve ligjore zyrtarët policorë, në fshatin Llazhinë kanë arritur të ndalin kamionin dhe me këtë rast kanë arrestuar vozitësin e kamionit, personin e dyshuar A.D (1990)”.

Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Kalim i Kufirit Ilegal”, “Kontrabandim Me Mallra” dhe “Sulm ndaj Personit Zyrtar”.

Personi i dyshuar U. R, (2002), vozitës i veturës, u lirua në procedurë të rregullt ndërsa malli i kontrabanduar iu dorëzua Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme.

Pesë policë janë lënduar, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor si dhe është dëmtuar një veturë zyrtare.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *