Lajme

Reagon deputetja Koçeku: I vetmi mesazh që ky pushtet mundet të ofrojë është dhuna

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, tashmë e pavarur, Mariana Koçeku ka reaguar pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve, duke dënuar përdorimin e dhunës ndaj qytetarëve.

Ajo shprehet se një shtet që i përgjigjet pakënaqësisë qytetare me forcë nuk demonstron autoritet, por paaftësi për të bindur.

“Kam ndjekë me shqetësim sot dhunën policore të ushtrueme mbi protestuesit. Më vjen keq që i vetmi komunikim dhe mesazh politik që ky pushtet mundet me u ofru protestuesve asht dhuna.

Lexo më shumë  22 organizata shqiptare reagojnë ndaj dhunës policore: Ndaloni dhunën, mbroni jetën dhe të drejtën për protestë paqësore

Kur argumentet i mbarojnë nji shteti, mbesin vetëm shkopi i gomës, prangat dhe çizmja e policit. Por asnji pushtet nuk e ka zgjatë jetën e vet tu i goditë qytetarët që kërkojnë me u dëgjue. Merrni datat ma kyçe të historisë dhe do shihni se këtë e kena dëshmue çdo herë.

Nji shtet që zgjedh me iu përgjigjë pakënaqësisë qytetare me dhunë, nuk po demonstron forcë; po demonstron pafuqinë e vet për me bindë”, shprehet ajo. 

Lexo më shumë  Rama që në pikë të mëngjesit josh policët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front! Në 1 janar rrisim edhe pagat

Rruga Press

YouTube player