Argument

Kush e mbylli qumështoren Vita?

Nga Besnik Krasniqi

Nëse e dëgjoni drejtorin e qumështores, ai po thotë: vendimin për mbyllje e mori Bordi i kompanisë. Paralelisht me këtë, edhe mos me ua marrë fermerëve qumështin.

Tash, pse duhet vajtu Devollët, nëse vet ia kanë vu drynin? Madje, pse duhet vajtu, për një veprim që ngjan në shantazh.

Drejtori i Vitës tha se vendimi për mbyllje vlen deri kur institucionet të marrin vendim, pas rezultatit të inspektimit dhe mostrave që sot i paskan marrë. Pra, ai po shpreh frikë për rezultatin e inspektimit dhe mostrave të qumështit e të produkteve të tij. Kjo qysh tash ngre shumë dyshime për cilësinë e produkteve që na i shet Vita.

Pati edhe këso deklaratash. Në një moment ai akuzoi institucionet se kanë shku në kompani “në mënyrë tinzare”. Pra, paska dashtë ai me e informu paraprakisht. Me e paralajmëru? E këtu pyetja shtrohet: mos ka dashtë me fsheh diçka, para se me mbërri inspektorët e Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit?

Pra, po tingëllon si presion e shantazh vendimi për mbylljen e fabrikës dhe refuzimi i marrjes së qumështit nga fermerët, derisa institucionet të vendosin konform rezultatit të inspektimit dhe të mostrave.

Por institucionet nuk duhet të bien në këtë grackë. Ato duhet të vendosin pa iu nënshtruar këtij presioni.

Shëndeti i qytetarëve është në rend të parë. Duhet të jetë mbi milionat e bizneseve, përfshirë edhe milionat e Devollëve.

Rruga Press

YouTube player