Lajme

Raporti paraprak për zgjedhjet lokale – Shuplaka e parë e ODHIR për Edi Ramën

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE ODHIR ka publikuar këtë të Premte raportin e ndërmjetëm (6–22 Prill 2023) për zgjedhjet lokale.

Në dokument paraqiten shqetësimet e nismës që qeverisë për miratimin e një bonusi për pensionistët, që shihet si abuzim me burimet shtetërore para lokaleve të 14 Majit. Gjithashtu, në këtë aspekt, pasqyrohen edhe premtimet e kryeministrit për rritje pagash.

“Ndryshimet e fundit paraqitën masa të tjera mbrojtëse kundër abuzimit me burimet shtetërore. Megjithatë, shumë bashkëbisedues të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve MVZ-së së ODIHR-it ngritën shqetësime lidhur me iniciativat e fundit të ndërmarra nga qeveria, siç është bonusi i pensionistëve dhe premtimet e kryeministrit lidhur me pagat e punonjësve të sektorit publik. Komisioneri deklaroi publikisht se sipas interpretimit të tij, dispozitat ligjore përkatëse zbatohen vetëm për zgjedhjet parlamentare”, thuhet në raport.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës mbyll gjashtë degë të Bankës Postare Kursimore në veri

Po ashtu, shkruhet më tej, “MVZ-ja e ODIHR-it është në dijeni të dy rasteve të dhunës, në njërën prej të cilave u rrezikua jeta e një anëtari partie”.

Një nga rastet që i referohet raporti është ai i ndodhur në Vaun e Dejës, kur mëngjesin e 11 Prillit, një sasi eksplozivi shpërtheu në automjetin e kreut të PD-së në këtë Bashki, Benard Ndreca. Ngjarja mbete ende e pazbardhur nga autoritetet.

Një tjetër problematikë që përmendet është ndryshimi i qendrave të votimit: “Disa bashkëbisedues të MVZ-së të ODIHR-it kanë deklaruar se ndryshimi i fundit i qendrave të votimit mund të çorientojë zgjedhësit në ditën e zgjedhjeve”.

ODIHR ka vërejtur problematika të shumta dhe në raportin përfundimtar për parlamentaret e dy viteve më parë, ku shit-blerja e votës dhe presionet ndaj votuesve u evidentuan si shqetësime kardinale, aq sa u kthyen dhe në rekomandime prioritare të misionit të ODHIR. “Çdo formë presioni për të zbuluar nëse dikush ka votuar apo jo dhe si ka votuar duhet të parandalohet. Agjencitë e zbatimit të ligjit duhet të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e shitblerjes së votës”, ishin disa nga rekomandimet prioritare të ODHIR.

Lexo më shumë  Kurti merr pjesë në ceremoninë e përurimit e renovimeve në Klinikën e Onkologjisë: Është shtuar buxheti për blerjen e barnave

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *