Bota

Raporti i OKB-së: Mbi 23 mijë viktimα civile në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Nënsekretari i OKB-së për çështjet humanitare, Martin Griffiths në një takim të Këshillit të Sigurimit ka njoftuar se mbi 23 mijë viktima civile janë verifikuar në Ukrainë që nga 24 shkurti 2022, kur Rusia nisi sulmet. 

“Armiqësitë dhe sulmet me raketa, aktualisht duket se po përshkallëzohen në të dy anët e vijës së frontit në Ukrainë. Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka verifikuar 23,600 viktima civile që nga 24 shkurt 2022, dhe ne të gjithë e dimë se kostoja aktuale ka të ngjarë të jetë shumë më e lartë”, thuhet në raport. 

Sipas tij rreth 3.6 milionë njerëz morën ndihma humanitare gjatë tremujorit të parë të 2023, shkruajnë mediat e huaja. 

Lexo më shumë  Gjermania arreston dy persona nën dyshimin se spiunonin për Rusinë

“Deri më tani këtë vit rreth 43 autokolona ndërinstitucionale kanë dërguar furnizime për 278 mijë njerëz në zonat e vijës së parë, por ka ende kufizime në aftësinë tonë për të të ofrojë ndihmë për të gjithë ata që kanë nevojë”, shtoi ai.

Griffiths theksoi se sfida më e madhe mbeten pengesat për të arritur të gjitha zonat e Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia, aktualisht nën kontrollin ushtarak të Rusisë dhe sipas tij duhet të shqyrtohen të gjitha opsionet për të arritur civilët. 

Lexo më shumë  NASA: Kina po zhvillon projekte të fshehta ushtarake në hapësirë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *