Lajme

‘Blerje votash dhe presion ndaj administratës’. Rama injoron raportin e OSBE/ODIHR: S’e kam lexuar

Kryeministri Edi Rama injoroi raportin e publikuar nga OSBE/ODIHR ditën e sotme. 

Gjatë konferencës me gazetarët, Rama tha se nuk e ka lexuar dokumentin. 

Ai shtoi se raportimet e OSBE/ODIHR për shitblerjen e votave dhe presionet ndaj punonjësve të administratës janë diçka që ndodh. 

“Raportet e OSBE/ODIHR, sidomos parapraket këto nuk i kam ndjekur, nuk japin opinione të autorëve por reflektojnë opinione të të gjitha palëve. Ka patur shqetësime? Po, ka patur shqetësime, po i dëgjojmë shqetësimet e shprehura nga po ata që këto shqetësime i kanë shprehur gjithmonë pasi janë bafallaquar me humbjen. Ka patur pretendime? Sigurisht. Patjetër. Por çështja është nga këto tek provat dhe tek shprehja e autorëve të raportit, është një hendek shumë i madh. Ka patur shqetësim, e dimë. Ato reflektohen në raportin paraprak pastaj merren, studiohen. Por që këto bashki janë sheshit me të vërtetën e tyre dhe që e vërteta e këtyre zgjedhjeve është se ne kemi marrë një besim të madh dhe një mbështetje si asnjëherë tjetër një forcë politikë ne qeveri e as në opozitë“, tha Rama.   

Lexo më shumë  Rrustemi: Opozita kur ishte në qeveri ishin ‘hajna klasik’

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR evidentoi një mori problemesh për zgjedhjet vendore të 14 majit. 

Në raport theksohet se ishin shqetësuese raportimet për blerje votash dhe presionet ndaj administratës.

Gjithashtu, kryevëzhguesja e ODIHR, ambasadorja Andry Glover u shpreh se nuk mund t’i quante zgjedhjet të lira. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *