KryesoreLajme

Raporti i KE-së: Tirana, një nga qytetet më të këqija për të jetuar

Raporti për cilësinë e jetës në qytetet europiane publikuar nga Komisioni Europian e rendit kryeqytetin e Shqipërisë në fund të listës për cilësinë e jetës, bazuar në një survejim në perceptimin e banorëve.

Survejimi përfshiu 83 qytete, kryesisht të vendeve të Bashkimit Europian, kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor, Islandën dhe Turqinë, ku qytetarët u pyetur sa të kënaqur janë me jetën në qytetin ku banonin bazuar mbi disa kritere si infrastruktura, mundësitë e punësimit, mjedisi, etj.

Tirana renditet në 10 qytetet më të këqija për kënaqësinë e të jetuarit, ku vetëm 66 për qind e të pyeturve janë përgjigjur pozitivsht.  Kryeqyteti shqiptar është në fund të listës me Stambollin, Athinën dhe Palermon.

“Qytetet në Ballkanin Perëndimor dhe Turqia kanë përqindjet më të ulëta (65% dhe 74%, respektivisht), ndërsa ato në vendet e EFTA-s dhe në Mbretërinë e Bashkuar kanë përqindjet më të larta (87%)”, thuhet në raport.

Survejimi nxjerr përfundime në perceptimin e banorëve për nivelin e jetetës për grupime të ndryshme shoqërore si familjet me fëmijë, të moshuarit, emigrantët dhe për komunitetin LGBTQ.

Lexo më shumë  Demokraci Plus: Komuna e Prishtinës për rikonstruktimin e kulmit të objektit të ri, shpërbleu kompaninë që ka një histori mashtrimi në prokurim publik

Kryeqyteti shqiptar perfomoi keq për të gjithë këto grupime në krahasim me qytetet e BE-së, duke u renditur në vend të parafundit për cilësinë e jetës për familjet me fëmijë të vegjël dhe po ashtu për komunitetin LGBTQ ka lënë pas vetëm një qytet në Turqi.

Sipas raportit, shumë çështje që lidhen me cilësinë e jetës si, kostot e strehimit, ajri i pastër, jeta kulturore, transporti, mundësitë e punësimit, siguria, etj., varen nga vendi ku një person jeton dhe kjo është arsyeja pse vendi ku jetojnë njerëzit ndikon në cilësinë e jetës së tyre.

Njerëzit u pyetën për kënaqësinë e të jetuarit me një sërë karakteristikash të jetës në qytet, të tilla si gjithëpërfshirja, vetmia, punësimi, siguria, strehimi, mjedisi, transporti, kultura, shërbimet e qytetit dhe korrupsioni.

Zyrihu i Zvicrës është qyteti më i mirë për të jetuar sipas anketës me rreth 97% të banorëve të kënaqur me jetesën në këtë qytet, i ndjekur nga Kopenhagen, Danimarikë dhe Groningen, Holandë.

Anketa është kryer nga IPSOS me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politika Rajonale dhe Urbane midis janarit dhe prillit 2023. Ai përfshin qytete në Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe qytete në Shqipëri, Islandë, Mali i Zi, Norvegjia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Zvicra, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Lexo më shumë  Mungesa e krahut të punës, qeveria "Rama" do të marrë 40 mijë punëtorë të huaj

Elisa Ferreira, Komisionere për Kohezionin dhe Reformat, në hyrje të raportit, vlerëson perceptimin pozitiv për cilësinë e jetës në qytetet e vendeve të BE-së, ku 9 nga 10 persona janë të kënaqur me jetesës në qytetet e tyre.

Por ajo shton se “ka ende punë për të bërë”në rritjen e cilësisë së jetës dhe se, “ka ende një hendek veri/jug, me kënaqësinë më të ulët të raportuar në Jug – dhe veçanërisht në qytetet e anketimit jashtë BE-së”.

Ajo rendit 3 faktor kyç që ndikojnë në këtë perceptim, si mundësitë e punësimit, shërbimet publike duke nisur me transportin, skollat, spitalet, etj., dhe numri i popullsisë, pasi qytete të vogla shfaqen më mirë në listë./BIRN

YouTube player