KryesoreLajme

Zëri i Masakrës së Reçakut, Walker: Nga sakrifica e djemve të Reçakut, Kosova gëzon demokracinë

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, ka nderuar viktimat e Masakrës së Reçakut në përvjetorin e 25-të, duke theksuar se nga sakrifica e shumë djemve të fshatit, Kosova sot gëzon një demokraci plotësisht funksionale

Ai ka theksuar historinë e veçantë të fshatit dhe sakrificën e banorëve gjatë Masakrës së Reçakut.

Gjithashtu, Walker ka shtuar se, edhe pse kjo ishte hera e parë që vijon me bastun, ai është gati të vijë në çdo rast që mundet.

Duke theksuar zhvillimet pozitive në Kosovë, Walker ka shprehur krenarinë e tij për përparimin e vendit, duke përmendur Republikën e Kosovës, presidentin, kryeministrin dhe një demokraci plotësisht funksionale.

Lexo më shumë  Kurti takon Baerbockun: Gjermania, kyçe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

“Kjo nuk është vizita ime e parë në Reçak, mendoj se është e 21, 22 apo 23. Unë vij të nderoj fshatin Reçak, vij të përshëndes miqtë e mi, familje nga fshati Reçak, disa prej tyre i njoh prej 25 vitesh, disa fatkeqësisht kanë ndërruar jetë. Kjo është hera e parë që duhet të vij me shkop, por prapë dua të jem në Reçak në çdo rast që mundem. Për mua është shumë emocionuese”, ka thënë Walker.

Ai ka thënë gjithashtu se ndihet krenar që ndodhet në mesin e familjarëve të viktimave këtë ditë.

Lexo më shumë  Maqedonci në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore: Përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 shtatorit ende të lirë

“Është një histori e mrekullueshme për të cilën populli i këtij fshati fatkeqësisht është dashur të sakrifikojë shumë djem të fshatit. Ju tani keni një Republikë të Kosovës, një president, një kryeministër, një demokraci plotësisht funksionale dhe jam shumë krenar që jam këtu me ju në këtë vend që do të thotë shumë për mua, për popullin e Reçakut dhe për të gjithë Kosovën”, është shprehur ai.

YouTube player