KryesoreLajme

Ramën e lëshojnë nervat, braktis intervistën me gazetarin amerikan pasi u pyet për korrupsionin (VIDEO)

Siç ishte raportuar më parë, një incident ka ndodhur gjatë një interviste të kryeministrit Edi Rama me gazetarin Andrew Callaghan për platformën “Channel 5”.

Kreu i qeverisë shqiptare ka ndërprerë bisedën dhe ka braktisur në mënyrë të papritur intervistën përpara përfundimit të saj.

Tensioni nisi kur Callaghan ka drejtuar pyetje të forta lidhur me çështje të ndjeshme.

Lexo më shumë  Shiroka-Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

Intervista po fokusohej për korrupsionin, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës në Shqipëri.

Situata është rënduar kur gazetari amerikan ka pyetur kryeministrin Rama mbi lidhjet e tij duke përmendur specifikisht marrëdhëniet e tij me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, dhe projektet e tij në bregdetin shqiptar.

Tashmë, emisioni është publikuar i plotë nga platforma.

YouTube player
YouTube player