Prattipati dhe Konjufca diskutojnë për partneritetin Kosovë-ShBA
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati, është takuar sot me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Glauk Konjufca.
Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, në takim është diskutuar për prioritetet kryesore të partneritetit Kosovë-SHBA dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit diplomatik.
Temat e diskutimit përfshinë diplomacinë ekonomike, stabilitetin rajonal dhe sigurinë.
Rruga Press

