KryesoreLajme

Ramadani: Kemi pranuar e-mail nga DigitAlb dhe Liga Premier Angleze, aty thuhet se “ArtMotion” nuk ka të drejtë transmetimi ligën angleze në Kosovë

Kryetari i Komisionit për Administratë Publikë, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Valon Ramadani ka bërë të ditur se sot në mëngjes ka pranuar disa email-a nga DigitAlb dhe Liga Premier.

Ramadani gjatë mbledhjes që po mbahet takimi edhe me anëtarët e Komisionit të Pavarur për Media (KPM) në këtë Komisioni ka thënë se në shkresën e Liga Premier ndër të tjera thuhet se “Art Motion” nuk ka të drejtë transmetimi ligën angleze në Kosovë.

“Kam pranuar disa e-mail nga DigitAlb dhe nga Liga Premier dhe mund t’i publikojë ato email-a që t’i shohin dhe anëtarët e KPM-së. E-mail ju ka dërguar dhe kryetarit të Kuvendit. Në shkresën e Ligës Premier thuhet që Art Motion s’ka të drejtë të transmetimi ligën në Kosovë”, ka thënë kryetari i këtij komisioni.

Në lidhje me këtë reagoi, deputeti nga radhët e PDK-së, njëherësh nënkryetar i Komisionit, Isak Shabani i cili shprehu pakënaqësitë për mënyrën e udhëheqjes së mbledhjes.

“Po vazhdon avazi i vjetër. Kryetari i Komisionit thotë që ka e-mail e këndej nuk i ka shpërnda tek anëtarët e Komisionit. Nuk shkon kështu. Kjo është e padrejtë. Çdo e dhënë që është tek kryetari duhet ta kenë edhe anëtarët e komisionit”, ka thënë Shabani.

Lexo më shumë  Il Fatto Quotidiano: Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria në drejtimin e Ramës cilësohet narko-shtet nga gazetarët italianë

Edhe deputeti nga radhët e LDK-së, Agim Veliu tha se anëtarët e Komisionit janë të hendikepuar me materiale.

“Pikërisht për këto problematika që ju hapët në fillim kemi kërkuar që kjo mbledhje të shtyhet. I kemi marr disa materiale edhe pse me vonesë. Tash po ngritën çështje të tjera të e-mail, e kjo s’është e nevojshme të hapen çështje të konspiracioneve, por duhet të informohen anëtarët e Komisionit. Një pjesë e anëtarëve të Komisionit janë të hendikepuar me materiale”, ka thënë Veliu.

Ndërkaq deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nijazi Isaku ka kërkuar shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), duke thënë se vendimet e këtij komisioni për kanalet serbe ka rrezikuar sigurinë nacionale dhe interesin e përgjithshëm.

“Shkarkim dhe vetëm shkarkim”, ka thënë Isaku, në mbledhjen ku po raportojnë anëtarët e KPM-së.

Lexo më shumë  Kundërshtojnë largimin e tregut, tregtarët e Belshit dalin në protestë, futen në ambientet e bashkisë

Paraprakisht Isaku ka thënë se KPM ka rrezikuar sigurinë nacionale kur ka vendosur të pezullojë vendimin, i cili ndalonte kanalet e “Arenas” nga Telekomi i Serbisë, e të cilat shfaqen mesazhe mbështetëse për terroristët që kryen sulm ndaj Kosovës.

Duke cituar vendimin e KPM-së, Isaku ka thënë se ndalimi i programeve serbe ishte bërë me qëllim që të mos cenohet siguria nacionale.

“Me të vërtetë është cënu siguria nacionale dhe interesi i përgjithshëm i Republikës së Kosovës”, ka deklaruar deputeti Isaku.

“Sepse krejt dynjaja e di, krejt ky vend e di që është ataku siguria nacionale më 3 tetor. Edhe ju jeni kanë të bindur fuqishëm se është atakuar siguria dhe interesi i përgjithshëm në vend. Çka ndrysho?”, ka pyetur ai.

Këto komente deputeti i Vetëvendosjes i ka bërë në mbledhjen ku po raportojnë anëtarët e KPM-së, ndërsa iu ka kërkuar sqarime për vendimin që lejon të transmetohen kanalet e Serbisë në Kosovë. /kosovanews/

YouTube player