BotaKryesore

Vdekja e opozitarit Navalny, gazetari rus: E kanë vrarë në burg

Vdekja e kritikut të Putinit, Alexei Navalny ishte “vrasje”, tha redaktori i gazetës ruse dhe laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Dmitry Muratov.

Muratov shtoi gjithashtu se ai besonte se kushtet e burgut kishin çuar në vdekjen e tij.

Leonid Volkov, shefi i shtabit të Navalnyt, tha më herët se deklarata nga shërbimi i burgut mund të interpretohet si një “rrëfim” se ata e vranë qëllimisht Navalnyn, megjithëse rrethi i tij ende nuk e ka verifikuar informacionin, raporton SKynews.

Lexo më shumë  Borrell: Disa shtete evropiane pritet të njohin shtetësinë palestineze në maj

Më 1 shtator të vitit të kaluar, Muratov u shpall nga autoritetet ruse si një “agjent i huaj” për promovimin e “opinioneve që synojnë të formojnë një qëndrim negativ ndaj politikës së brendshme dhe të jashtme të Rusisë”.

YouTube player