BotaKryesore

Vdekja në burgjet e sigurisë së lartë të rivalit të Putinit, Franca: Pagoi me jetë regjimin shtypës të Kremlinit

Franca ka shprehur ngushëllimet për vdekjen në burgun e sigurisë së lartë të opozitarit rus, Alexei Navalny. Në një reagim në X, ministri i Jashtëm francez Stéphane Séjourné, shkruan se i ndjeri pagoi me jetë për rezistencën e tij në sistemin shtypës të regjimit të Vladimir Putinit.

“Alexei Navalny pagoi me jetën e tij për rezistencën e tij ndaj një sistemi shtypës. Vdekja e tij në një koloni penale na kujton realitetin e regjimit të Vladimir Putin. Familjes së tij, njerëzve të tij të dashur dhe popullit rus, Franca i dhuron ngushëllimin e tij.”

Alexei Navalny ka qenë një ndër qëndërstarët dhe kritikët më të ashpër të Vladimir Putinit në Rusi.

YouTube player