Lajme

Rama: Shumë njerëz në Shqipëri e Kosovë mendojnë se jam agjent serb

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë të mërkurën në Këshillin e Evropës se shumë njerëz në Shqipëri e Kosovë mendojnë se ai është agjent serb.

Rama ka thënë se ky mendim vjen pasi ai i shërben vazhdimisht të vërtetës.

Kjo deklaratë e tij ka ardhur pas reagimeve të përfaqësuesve të disa prej shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, pas thirrjes së tij që vendet perëndimore t’i rrëzojnë akuzat e ngritura ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara.

Përfaqësues të Serbisë, Rumanisë dhe Greqisë i kanë quajtur të pakuptimta kërkesat e tij dhe deklaratat në emër të Kosovës.

Mirëpo, Rama ka thënë se ai vetëm po ndan fakte.

“Nuk është e patakt që të ndash me ju thjeshtë fakte dhe mund ta imagjinoj e ta kuptoj për në fakt i vetmi person që do të kuptoja nga ato që dëgjova është kolegia serbe, ajo natyrisht është e tronditur sepse do t’i duhet shumë kohë të jetojë me këtë, të bëjë njohjen e Kosovës dhe të ndërtojë së bashku me Kosovën një të ardhme të përbashkët në paqe. Ka shumë njerëz në Shqipëri e Kosovë që mendojnë se jam agjent serb. Jam krenar që i shërbej të vërtetës. Kur e vërteta ime është e mirë për Serbinë, është e mirë, kur nuk është e mirë është po prapë mirë. Unë pretendoj se jap të vërtetën e kombit tim që e përfaqësoj me krenari”, ka thënë Rama.

Rama deklaroi në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, se ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bënë luftë të pastër dhe të ndershme, ndërsa tha se akuzat që iu ngritën, ishin pjesë e imagjinatës njerëzore.

Lexo më shumë  Michael Roth nuk e përmban gjuhën pas dështimit të KiE me Kosovën: M*t! Evropa do të humbasë ndikim, situata po përkeqësohet

Rama kohëve të fundit është kritikuar shumë për afërsinë e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe për pjesëmarrjen aktive në projektin e propozuar nga Serbia, Open Balkan, i cili duket zëvendësues i procesit të integrimit të BE-së, gjë që e afron rajonin me autokracitë, përfshirë dhe shtetin rus, e që e largon nga orientimi për integrim në BE.

Rama në disa raste edhe “e ka mbrojtur” Vuçiqin në lidhje me hezitimin e Beogradit zyrtar për të mos i vënë sanksione Rusisë për agresionin në Ukrainë. Rama e ka arsyetuar Vuçiqin se “nuk e ka lehtë” dhe për këtë është kritikuar në Kosovë e Shqipëri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *