Lajme

E konfirmon Qeveria e Çekisë: Nesër diskutohet për liberalizimin e vizave

Tema e liberalizmit të vizave për Kosovën do të jetë temë diskutimi në takimin e së enjtes në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian.

Lajmi është konfirmuar, sot për Radio Kosovën nga Zyra e Qeverisë së Çekisë.

“Mund të ju konfirmojmë se Qeveria e Çekisë, e cila kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian ka vendosur për diskutim në rend dite, çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën në takimin e Grupit punues, që mbahet sot (12 tetor) dhe nesër më 13 tetor. Tema e liberalizmit të vizave për Kosovën, do të diskutohet nesër, më 13 tetor”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Çekisë, dërguar sot Radio Kosovës.

Lexo më shumë  Rrustemi: Opozita kur ishte në qeveri ishin ‘hajna klasik’


Diskutimit nesër për temën e liberalizmit të vizave për Kosovën, i ka paraprirë sot publikimi i Raportit të Progresit për Kosovën i Komisionit Evropian, ku vetë Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, gjatë prezantimit të Pakos së Zgjerimit, ka ritheksuar dhe rikonfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *