Lajme

Mandl befasohet me raportin për Serbinë: Nuk duket se vjen nga KE-ja, por nga një univers tjetër

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka thënë se është i befasuar me raportin e Komisionit Evropian sa i përket Serbisë.

Mandl ka thënë se në Parlamentin Evropian me shumicë votash ka miratuar më 1 mars rezoluta ku është shprehur shqetësimi i thellë me qasjen e Serbisë sa i përket luftës në Ukrainë.

“Ndjenja ime për raportin, kur vjen te Serbia, është se nuk vjen nga Komisioni Evropian, por nga një univers tjetër. Ky parlament më 1 mars me shumicë votash ka shprehur shqetësimin e thellë për Serbinë sa i përket luftës. Ajo nuk ka ndryshuar qasjen. Ku është vija e kuqe për Komisionin që të ndalojë së pretenduari se Qeveria e Serbisë, lidershpi i Serbisë, do të jetë Qeveri e rregullt dhe në përputhje me vlerat e BE-së? Pse po thoni se Kosova duhet të jetë më tepër e angazhuar në dialog me Serbinë, kur Serbia është ajo që po e bllokon Kosovën e jo anasjelltas. Ndoshta duhet riformuluar atë deklaratë”, ka thënë Mandl.

Lexo më shumë  Qendrimi i Grenellit shkakton furi reagimesh: Berlini, Parisi dhe Roma në një linjë me politikat e Trumpit në Ballkan

Reagimi i eurodeputetit Lukas Mandl ka ardhur në drejtim të komisionerit Oliver Varhelyi duke konsideruar se raporti në lidhje me Serbinë duket se vjen nga një tjetër univers. Komisionieri për zgjerim dhe fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se Serbia është pala që ka bërë lëvizje përpara në dialogun me Kosovën, e se Kosova ka pasur lëvizje të njëanshme.

Lexo më shumë  Kosova nënshkruan marrëveshje me Britaninë dhe Irlandën e Veriut në fushën e mbrojtjes

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *