KryesoreLajme

Rama përkrah Macronit “gabon “sërish: Gjuha Shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoni të Veriut

Qesëndisja dhe ngazëllimi me fjalinë dykuptimëshe të presidentit Macron, nje dite pas Samitit të Berlinit në Tiranë, nuk ishte “gafa” e vetme e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

“Gjuha Shqipe është zyrtare në RVM”- kështu tha ai, duke nënkuptuar edhe një meritë të tijën që ndoshta në optikën vetjake nuk e ka marrë kurrë.

Kjo përbën skandal edhe në parim edhe në metodë.

Lexo më shumë  Osmani takohet me zv/presidentin e MCC-së, e falënderon për grantin 200 milionësh për energji

Së pari, nuk është e vërtetë që Gjuha Shqipe është zyrtare në të gjitha nivelet vertikale dhe horizontale të shtetit me të gjitha atributet që do të duhej t’i takonte.

Së dyti, koha kur kryeministri Rama e thotë këtë është kundërproduktive në të njëjtën kauzë. Shqiptarët në Maqedoni të Veriut po mundohen që Gjuhën Shqipe ta bëjnë kategori të plotë e të barabartë kushtetuese. Në hapjen e negociatave të brendshme, me BE dhe Bullgarinë për ndryshimet kushtetuese në RVM për çështjet e hapura me Bullgarinë, Rama përdëfton se Gjuha Shqipe është tashmë zyrtare, për pasojë ndihmon indirekt në zërat se kauza e Gjuhës Shqipe është një kauzë e kotë dhe e tepërt.

Lexo më shumë  Rastet e dhunës dhe intimidimit nga politika - Gazetarët protestojnë para Kuvendit të Shqipërisë

© Rruga Press

YouTube player