Bota

Viktor Orban, kryeministri i parë i BE-së që takohet me Putinin që pas luftës në Ukrainë

Kryeministri hungarez Viktor Orban është takuar me Vladimir Putinin të martën, duke u bërë lideri i parë i një vendi të Bashkimit Evropian që takohet fizikisht me presidentin rus që nga fillimi i agresionit të Rusisë kundër Ukrainës në shkurt 2022.

Të dy udhëheqësit u takuan në Pekin përpara forumit ndërkombëtar mbi një nga politikat të presidentit kinez Xi Jinping.

Lexo më shumë  Kroacia nuk do përfshijë serbët në qeverisje

Takimi i tyre, i cili u fokusua në qasjen e Hungarisë në energjinë ruse, shënoi fundin e afro 20 muajve në të cilët liderët perëndimorë shmangën kontaktin me Putinin për pushtimin e tij në Ukrainë.

“Hungaria nuk ka dashur kurrë të përplaset me Rusinë, Hungaria gjithmonë ka dashur zgjerimin e kontakteve”, i tha Orban Putinit.

“Lidhjet dypalëshe midis dy vendeve kanë çaluar për shkak të sanksioneve të BE-së kundër Moskës”, ka thënë Orban.

Lexo më shumë  Rusia sulmon rajonin e Kharkivit duke hapur një front të ri

Rruga Press

YouTube player