Lajme

Vuçiqi takoi Putinin dhe Xi Jinping, reagon deputeti gjerman: Vuçiq me këto veprime po ia tregon BE-së gishtin e mesit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të martën se e zhvilloi “një bisedë të shkurtër” me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, me të cilin, megjithatë, tha se “nuk pati takim dypalësh” gjatë vizitës së tyre në Pekin.

Por fotot tregojnë se presidenti rus Vladimir Putin qëndron në rreshtin e parë pranë mikpritësit, liderit kinez Xi Jinping, ndërsa Aleksandar Vuçiq është në rresht menjëherë pas tyre.

Duke e quajtur fotografinë “të dashur”, ai ka publikuar fotografinë bashkë me presidentin e Republikës së Kinës, Xi Jinping dhe personalitete të tjera.

Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, thotë se Vuçiq me këto veprime po ia tregon gishtin e mesit Bashkimit Evropian.

Butikofer përmendi rastin e Procesit të Berlinit në Tiranë, në të cilën presidentja serbe, Ana Brnabiq, kishte hezituar të bëjë foto familjare, pasi aty ndodhej flamuri i Kosovës.

Lexo më shumë  Masakra e Studimes, Osmani: Të vërtetën do ta mbrojmë kurdo e kudo

Po ashtu tha se Serbia pati mundësinë të nënshkruajë marrëveshjen bazë të lehtësuar nga BE-ja dhe marrëveshjen e Ohrit por se Brnabiq e refuzoi.

“Serbia po i tregon BE-së gishtin e mesit: Vuçiq preferon të shkojë në Pekin; kryeministrja serbe refuzon t’i bashkohet fotos familjare, sepse refuzon të respektojë flamurin e Kosovës; dhe, natyrisht, ata nuk duan të nënshkruajnë një marrëveshje, të cilës nuk kanë ndërmend t’i përmbahen. Gjeni gabimin”, shkori Butikofer.

Vuçiqi dhe Putini morën pjesë në forumin ndërkombëtar të iniciativës kineze “Belt and Road” në Pekin.

Lexo më shumë  Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Kjo është hera e parë që ata takohen në të njëjtin vend qëkur Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në mars të vitit 2022.

Serbia është në shënjestër të kritikave nga Bashkimi Evropian, sepse nuk po pranon të vendosë sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player