Lajme

Rama shfaq hapur mbështetjen për Serbinë. Thotë se duhet të harrohen rrëmujat e së shkuarës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se duhet të rritemi dhe të harrohen rrëmujat e së shkuarës, duke iu referuar marrëdhënieve të shqiptarëve me serbët.

Duke folur në Konferencën e 18-të të nismës Adriatiko-Joniane, Rama theksoi se “nuk duhet të harrohet se sa kanë përfituar të tjerët në kurrizin tonë, për telashet që i kemi hapur vetës”, duke aluduar në vendet e Ballkanit.

“Fqinjët nuk i zgjedh. Gjyshja ime më tha ‘komshiu i lumtur ,shtëpi e lumtur’. E kundërta është thjesht një makth. Ne jemi këtu për të qëndruar. Serbia nuk do të shkojë kurrkund, ashtu si dhe kroatët, malazezët. Të gjithë ne do të jemi këtu. Na duhet ta zgjidhim dhe të rritemi dhe të harrojmë të gjithë rrëmujën që kemi krijuar për njëri-tjetrin. Të mos harrojmë sa shumë kanë përfituar të tjerët në kurrizin tonë, mbi shpatullat tona, për shkak të telasheve që kemi hapur vetë. Sa e madhe është humbja për të investuar në urrejtje. Rruga është ende e gjatë për ne. Por sot jemi një vend më i mirë, krahasuar me ku ishim”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë.

Lexo më shumë  Bislimi pret në takim Nik Gjeloshaj, diskutojnë  për situatën aktuale në vend

Kryeministri Edi Rama është duke akuzuar se “rrëmujën” e kanë bërë shqiptarët dhe se gjenocidi, përdhunimet, zhdukjet, duhet të harrohen dhe asnjëherë mos vendoset drejtësi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *