Bota

Orbani kundër BE-së për sanksione të reja ndaj Rusisë

Hungaria nuk mund të mbështesë paketën e re të sanksioneve të Bashkimit Evropian, e cila përfshin një embargo ndaj importeve të naftës. Kështu deklaroi të premten kryeministri Viktor Orban.

Ai tha se propozimi aktual i Komisionit Evropian do të përbënte një “bombë atomike” të hedhur në ekonominë hungareze, duke shtuar se Hungaria ishte e gatshme të negocionte nëse sheh një propozim të ri që do të përmbushte interesat e vendit.

Orban tha për radion shtetërore se Hungarisë do t’i duhen 5 vjet dhe do të bëjë investime të mëdha në rafineritë dhe tubacionet e saj për të qenë në gjendje të transformojë sistemin e saj aktual, i cili mbështetet rreth 65% në naftën ruse.

Lexo më shumë  Gjykata shpall fajtor Donald Trump për 34 akuza

Ai shtoi se Hungaria nuk do të mbështesë futjen në listën e zezë të kreut të Kishës Ortodokse Ruse aleate me Kremlinin, Patriarkut Kirill, pasi kjo ishte një “çështje e lirisë fetare”.

Ekzekutivi i Bashkimit Evropian propozoi të mërkurën paketën më të ashpër të sanksioneve deri më tani kundër Moskës për luftën e saj në Ukrainë.

Një pjesë e vogël e vendeve lindore të BE-së janë të shqetësuar se ndalimi nuk do t’u lejojë atyre kohë të mjaftueshme për t’u përshtatur, edhe pse diplomatët thanë se Hungarisë dhe Sllovakisë do t’i jepet afat deri në fund të vitit 2023.

Lexo më shumë  Ministrat e Jashtëm të NATO-s diskutojnë planin e ndihmës ushtarake për Ukrainën prej 100 miliardë eurosh

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *