Lajme

Rama në Beograd me charterin e luksit, paguhen 15 mijë euro për një orë

Kryeministri Rama ka mbërritur pasditen e sotme në aeroportin e Beogradit. Përgjatë të gjithë turit në 5 kryeqytete të Ballkanit, ai ka udhëtuar me charterin e famshëm, Ismaili. Duket se ai pritet pa asnjë ceremoni zyrtare, ndërsa e vetmja që e pret është ambasadorja e Shqipërisë në Serbi.

Avioni kryeministror është i konfigurimit “Vip” dhe mund të akomodojë deri në 32 pasagjerë, sipas kontratës së lidhur nga Drejtoria e Shërbimeve qeveritare.

Udhëtimet e kryeministrit Rama jashtë vendit kanë qenë objekt i akuzave të shumta për shkak të kostos së lartë. Nga të dhënat që publikuan hakerat iranianë në kanalin e Homeland Justice në Telegram u mësua se që nga viti 2013, kur mori pushtetin deri në vitin 2022, Rama kreu mbi 130 fluturime luksi.

Lexo më shumë  Nis takimi trepalësh për dinarin në Bruksel

“Avioni që unë përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion për të cilin jam akuzuar edhe më parë nga të njëjtët delenxhinj dhe i kemi dhënë të plota faktet se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë” është justifikuar Rama më herët.

Në kontratën me Air Albania nuk ka të përcaktuar një shumë se sa kushton një orë udhëtim me avionin qeveritar. Kërkesave për transparencë, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare nuk iu është përgjigjur duke thënë se këto shpenzime janë konfidenciale.

Lexo më shumë  Kundër shembjes së banesave për projektin Thumanë-Kashar, familjarët kanë paralajmëruar se do të spërkaten me benzinë dhe do t’i vënë flakën vetes

Ajo çfarë është raportuar me herët në media është se “kostot e marrjes me qira të një aeroplani Airbus 319, listohen në 15 mijë euro në orë”./Lapsi.al

Rruga Press

YouTube player