Lajme

Situatë e qetë në Jarinjë, motoçiklistët nga Serbia nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

Motoçiklistët nga Serbia nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e Kosovës përmes pikës kufitare në Jarinjë gjatë orëve të mbrëmjes të së premtes. Megjithatë, situata është e qetë, raporton gazetarja Valbona Bytyqi.

Rreth 50 motoçiklistë që janë nisur nga Serbia ia mësynë territorit të Kosovës gjatë së premtes. Por Policia e Kosovës nuk ka lejuar hyrjen e tyre. Pas refuzimit për të hyrë në Kosovë, vetëm 10 deri në 15 motoçiklistë kanë mbetur në pritje pranë pikës kufitare në Jarinjë.

Lexo më shumë  Shqetësimi i ministres së drejtësisë Haxhiu lidhur me aktivitetin e Prokurorisë Speciale

Motoçiklistët janë njoftuar me vendimin që nuk do t’u lejohet hyrja. Nuk ka pasur reagim nga ana e tyre.

Situatë vijon të jetë e qetë.

Janë larguar edhe policët shtesë, autoblindat e forcat e EULEX-it. /koha.net/

Rruga Press

YouTube player