Gjeopolitikë

“Rama, kryeministri i kompleksuar që kemi për udhëheqës të lavdishëm”

Shkruan Sebastian Zonja

Më poshtë keni artikullin e medias egjyptiane “Arham” dhe ju ftoj ta lexoni! Flet për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Egjipt, një vend i rëndësishëm në Lindjen e Mesme! Ajo që bie në sy në këtë analizë është pjesa ku flitet për “pikëpamjet identike mbi rajonin”.

Po ikëm nga boshti Ankara – Berlin do të shkojmë në atë Kairo – Paris. Turqia ka lëvizur nga marrëdhniet e ngushta me Amerikën, teksa sot është afruar më tepër me Pekinin dhe Moskën. Në këtë rast mund të pyesim – sa po e financon Turqia projektin e “Ballkanit të hapur” që bie në kundërshti me “Procesin e Berlinit”? “Ballkani i hapur” është i hapur edhe ndaj influencave sino-ruse, ndërsa “Procesi i Berlinit” e izolon.

Turqia po bën llogaritë e saj politike në këtë epokë të re që po hyjmë, siç e cilëson shpesh presidenti amerikan Biden dhe paraardhësi i tij Trump, ku NATO po ridimensionohet në misionin e saj dhe shohim aleanca të reja që formësohen. Po ne çfarë po bëjmë?

Diplomacia që është atribut i parlamentit shqiptar, është në duart e një personi si Edi Rama që leksionet e para ka filluar t’i marrë në 2012-ën me mësues të huaj.

Kemi një kryeministër që e fut vendin e veten në qorrsokak me idenë se do bëhet madhështor me “Ballkanin e hapur”; me miqësi personale me Erdoganin; me logjikën se po qesh me Sorosin e kam të hapur Shtëpinë e Bardhë…

Kemi një kryeministër me ndjenjë të fortë inferioriteti. I ka mbetur nga koha e komunizmit. E keni parë se sa qejf ka që të jetë stoli e VIP-ave të mëdhenj. Dikur ai dhe i ati, si dhe shumë të tjerë, ishin stoli për fëmijët dhe udhëheqjen e Bllokut. I merrnin fëmijët e bllokut e shëtisnin me ta, dhe këta këndelleshin, u tregonin barcaleta, këndonin për ta, pikturonin për ta.

Sot është e njëjta gjë, jo me fëmijët e udhëheqjes, por me industrialistët e politikanët nëpër botë.

Katunari ynë 198 cm është një stad më lart, ka ca para, di ca barcaleta, por ka mbetur i njëjti person me komplekse inferioriteti – serviloset dhe lëpihet te më të mëdhenjtë: Erdogan, Soros, Trump, Renzi, Elon Musk… vetëm e vetëm që të ndihet i rëndësishëm.

E ka thënë bukur intelektuali Qazim Mulleti – po zbriti katunari Edi Rama në qytet, qytetërimi është në rrezik. S’e ka idenë e shtetit, të qytetit, të qytetërimit, të politikës dhe të marrëdhënieve rajonale.

Rroftë kyrbashkiaku Qazim Mulleti që e parashikoi sjelljen e katunarit Rama në krye të Bashkisë e Qeverisë!

Por le t’i kthehemi temës sonë.

Të gjithë analistët në mbarë botën flasin për ndryshime të rëndësishme në gjeopolitikë. A do të presim ndryshime edhe në rajonin tonë pas zgjedhjes së Vuçiqit sërish në krye të shtetit serb?

Ne i përkasim rajonit të Mesdheut dhe Egjipi ka pikëpamje të ndryshme nga Turqia për këtë rajon. Në nivel europian ata kanë aleatë të ndryshëm – Egjipti ka Francën ndërsa Gjermania ka Turqinë. Nën këtë linjë logjike, Egjipti është aleat i Greqisë, ndërsa Turqia aleat i Shqipërisë.

Një botim mjaft i mirë për t’u lexuar mbi këtë temë është autori francez Yves Lacoste me librin “Gjeopolitika e Mesdheut”. Libri është edhe në gjuhën shqipe. Gjithashtu, një sajt mjaft i mirë për analiza nga perspektiva egjyptiane për rajonin është Middle East Institute (mei.edu). Për ta pasur të plotë qasjen për Mesdheun sigurisht që mozaiku duhet plotësuar me një autor gjerman, një britanik, një izraelit dhe një rus. Të gjitha këto vende kanë interesat e tyre në Mesdhe. Londra dhe Berlini janë të interesuar për ta zgjidhur sa më mirë çështjen shqiptare. Për këto të tjerat nuk kam shumë informacion.

Rajoni ynë është i vogël në krahasim me Azi-Paqësorin ku tani është fokusuar gjithë vëmendja e Fuqive të Mëdha, por ndryshimet e akseve gjeopolitike nuk janë pa pasoja. Pyetjet që na lindin nga kjo piruetë e kryeministrit në marrëdhëniet rajonale e më gjerë janë: A ishte presidenti Erdogan që bekoi një afrim më të madh të Shqipërisë me Serbinë? Vlen të kujtojmë se dikur kanë pas organizuar takime të përvitshme kur ishin krybashkiakë.

A e kishte bekimin e Erdoganit projekti i “MiniShengenit”?

A po e shfrytëzon lobimin turk në ShBA kryeministri jonë?

A e përballojmë dot presionin gjerman tani që kreu i ekzekutivit është duke bërë këtë piruetë gjeopolitike?

Greqia është vend mik. Por as ajo, as Qipro, aleate te Egjipitit, nuk e njohin Kosovën. Ka presion të shtuar amerikan në rajon, diplomatë të lartë që vijnë këtu, aktivitet të shtuar të ambasadores Kim në Shqipëri, presion amerikan mbi Greqinë për të njohur Kosovën, zgjedhje të ardhshme në Serbi që pritet t’i fitojë Vuçiqi… dhe pikërisht në këtë çast Rama vendos të “tradhëtojë” mikun e shtrenjtë Erdogan. Pse?

Një tezë thotë se Turqia është faktor malinj në Ballkan? Nëse është e tillë, pse kryeministri ynë ka preferuar marrëdhënie personale me kreun e shtetit turk, dhe jo mes qeverive dhe popujve tanë që i kemi tejet miqësore.

Thashethemet lart e poshtë thonë se turqit u investuan për rënien e Marrëveshjes së Detit me Greqinë. Unë di që janë investuar amerikanët, por thashethemet ngrenë edhe këtë hipotezë. Tani që do të ketë një afrim më të madh me Athinën zyrtare, a do të thotë kjo se Marrëveshja e Detit e qeverisë Berisha do të jetë një njollë turpi edhe për qeverinë Rama?

Tani që do të ketë një afrim më të madh me Athinën, a do të thotë se edhe ne bashkë me amerikanët do të bëjmë presion që ajo të pranojë pavarësinë e shtetit të dytë shqiptar, Kosovës?

Po për ato thashethemet e tjera se këta mavritë tanë kanë fshehur paratë e korrupsionit te “Halkbank” në Turqi, sikur sulltani të inatoset e të nxjerrë ndonjë dokument sekret?

Deri atëherë, le të urojmë se të korruptuarit e hajnat do të hanë kokat e njëri – tjetrit!

https://english.ahram.org.eg/NewsContent/1/1234/436392/Egypt/Foreign-Affairs/Egypt,-Albania-sign-three-documents-to-boost-bilat.aspx?fbclid=IwAR0PYgOJrWar9AOvZK3ezzLh2-a7AwUx0vYEevvYp2JWA823RTXq88EUrHg

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *