Bota

G7-a nuk arrin marrëveshje përfundimtare për përdorimin e aseteve ruse për Ukrainën

Zyrtarët e financave nga Grupi i Shtatë vendeve të pasura demokratike (G7) kanë thënë se kishin lëvizur drejt marrëveshjes për një propozim të SHBA-së për të dërguar më shumë para në Ukrainë nga asetet ruse të ngrira në vendet e tyre.

Por ministrat lanë një marrëveshje përfundimtare për t’u përpunuar përpara një samiti të qershorit të liderëve kombëtarë.

“Ne po bëjmë përparim në diskutimet tona për rrugët e mundshme për të sjellë përpara fitimet e jashtëzakonshme që rrjedhin nga asetet e palëvizshme sovrane ruse në dobi të Ukrainës”, thuhet në draft deklaratë, pa dhënë detaje, raporton AP.

Lexo më shumë  Gjermania e përkrah Diallon për president të FIFA-s, përballë Infantinos

Pavarësisht progresit të bërë në takimin në Stresa të Iralisë, një vendim përfundimtar për mënyrën se si do të përdoren asetet do t’u mbetet liderëve kombëtarë të G7-s, duke përfshirë presidentin e SHBA-së Joe Biden, muajin e ardhshëm në mbledhjen e tyre vjetore në samitit në Fasano të Italisë jugore.

Ministri ukrainas i Financave, Serhiy Marchenko iu bashkua ministrave të financave dhe krerëve të bankave qendrore në seancën e tyre përmbyllëse të shtunën.

Kongresi i SHBA-së ka miratuar legjislacionin që lejon administratën Biden të konfiskojë afërsisht 5 miliardë dollarë në asetet ruse të vendosura në SHBA, por vendet evropiane kanë një zë të fuqishëm në këtë çështje pasi shumica e aseteve të bankës qendrore ruse prej 260 miliardë dollarësh të ngrira pas 24 shkurtit 2022, mbahen në juridiksionet e tyre.

Lexo më shumë  Macron mbështet “rihapjen e çështjes” së anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Duke përmendur shqetësimet ligjore, zyrtarët evropianë kanë refuzuar konfiskimin e plotë të parave dhe dorëzimin e tyre në Ukrainë si kompensim për shkatërrimin e shkaktuar nga Rusia.

Rruga Press

YouTube player