BallinaLajme

‘Rama i la në baltë shqiptarët’, Basha: Shqipëria, vendi që investon më pak për kujdesin shëndetësor

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se Shqipëria është vendi që investon më pak për kujdesin shëndetësor. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryedemokrati thekson se nuk mund të vazhdohet kështu dhe se kryeministri Edi Rama duhet të largohet nga pushteti. 

“Shqipëria investon sot më pak se çdo vend tjetër për kujdesin shëndetësor. Prandaj numri i mjekëve për frymë në Shqipëri është më i ulëti. Kjo është arsyeja pse pagat e mjekëve tanë, që tani po luftojnë në vijën e parë kundër pandemisë, janë më të ultat. Ata që e vuajnë këtë në kurrizin e tyre janë shqiptarët, të cilët paguajnë fatura të shtrenjta për ilaçet dhe trajtimin mjekësor.

Lexo më shumë  Kandiq: Askush për sulmin në Banjskë nuk është arrestuar, pse po heshtet për këtë rast?

Nuk ka pse të vazhdohet kështu. Ne mund dhe duhet të investojmë më shumë në shëndetësi. Ne mund ti paguajmë më mirë mjekët dhe infermierët tanë dhe mund të shtojmë numrin e tyre. Ne mund të rimbursojmë më shumë për ilaçet dhe ti bëjmë të përballueshme për të gjithë. Të gjitha këto mund të bëhen.

Për 7 vite Rama i la në baltë shqiptarët me premtime të pambajtura si ai për shëndetësinë falas. Boll më. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Bashkë do ta largojmë të keqen dhe do të sjellim ndryshim dhe shpresë të re për Shqipërinë”, shkruan kreu i PD-së. about:blank

Lexo më shumë  Arratisja e Sekiraqës, kryeministri Kurti: Skandal i sistemit gjyqësor

Dy ditë më parë, shefi i opozitës reagoi edhe për raportin e FMN-së për Shqipërinë, për të cilin u shpreh se konfirmon ndihmën financiare që qeveria duhet t’u japë familjeve shqiptare. 

Sipas Bashës, Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet. 

YouTube player