BallinaBotaLajme

Akuza për mashtrim, arrestohet manjati i njohur kinez

Manjati mediatik kinez Jimmy Lai akuzohet për mashtrim dhe do të mbahet i arrestuar deri në seancën gjyqësore ndaj tij që do të zhvillohet në prill.

Të enjten në gjykatë ai mohoi kategorikisht akuzat për të cilat akuzohet se ka përdorur ilegalisht lokalet e kompanive të tij.

Vendimi për arrestimin e tij ka ardhur një ditë pas arrestimit të akstivistëve pro-demokratë. Edhe Lai është një mbështetës i zjarrtë i politikave demokratike.

Lexo më shumë  Shqipëria në bashkëpunim me Izraelin hap shkollën kombëtare të fluturimit

Arrestimet kanë rritur frikën për një goditje ndaj aktivistëve dhe figurave të medias, nxitur nga një ligj i ri që po diskutohet për  sigurinë.

Lai, 72 vjeç u arrestua të mërkurën në mbrëmje së bashku me dy drejtues të tjerë të lartë të kompanisë mediatike “Next Digital”.

Lai është themeluesi i “Next Digital” i cili boton Apple Daily, një tabloid që ka shumë lexues, i cili shpesh kritikon udhëheqjen e Hong Kongut dhe të Kinës.

Lexo më shumë  Reagon deputetja Koçeku: I vetmi mesazh që ky pushtet mundet të ofrojë është dhuna

Sakaq të enjten,  tre burrat u paraqitën në gjykatë për t’u përballur me akuza në lidhje me përdorimin e pretenduar të paligjshëm të selisë së kompanisë së tyre për qëllime që nuk lejohen. Autoritetet nuk dhanë detaje të tjera për rastin.

YouTube player