ArgumentKryesore

Rama i Ballkanit të Hapur anulon mbledhjën mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili nuk nguron kurrë të bëjë takime dhe marrëveshje në kuadër të Ballkanit të Hapur, projektit të presidentit serb Vuçiq, sot në konferencë të jashtëzakonshme për media ka lajmëruar se ka anuluar mbledhjen e përbashkët mes qeverive të Kosovës e Shqipërisë, e paraparë të mbahej të mërkurën në Gjakovë.

Nga marrëveshjet e parapara që do të firmoseshin nesër do të përfitonin jo vetëm qytetarët shqiptarë të qyteteve në afërsi të kufijve Shqipëri-Kosovë, por do të shtyhej edhe më tej iniciativa e afrimit kombëtar mes dy vendeve përmes një game të zgjeruar marrëveshjesh ekonomike, tregtare, infrastrukturore, administrative etj.

Lexo më shumë  Këlliçi: Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet

Duket se urrejtja e papërmbajtur e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka gjetur një pretekst për të ushqyer idenë e pavërtetë se Kosova po shkon drejt një izolimi ndërkombëtar, kur në fakt izolimi që Rama synon të nxisë ndaj Kosovës buron nga hapja ndaj Serbisë dhe synimeve antishqiptare të presidentit të saj, Aleksandar Vuçiq.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur sot nga gazetarët për draftstatutin e Edi Ramës që propozon Asociacion për serbët në Kosovë, i sugjeroi këtij të fundit që Asociacionin e propozuar ta drejtojë në Beograd duke kërkuar Asociacion të komunave shqiptare në Serbi, gjë të cilën ai tha se ia obligon edhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Lexo më shumë  Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konflikteve në Ballkan

Me sa duket, mllefi i kahmotshëm i kryeministrit Rama nuk e ka përpirë këtë propozim të saktë dhe të drejtë të kryeministrit Kurti. Për këtë motiv të tij, dhe jo për narracionet e pavërteta me “euroatlantizma” boshe, ai zgjodhi që të anulojë takimin për marrëveshje prej të cilave përfiton kombi shqiptar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *