Lajme

Rama bën ironi me opozitën

Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryeministri Edi Rama ka folur me gazetarët në lidhje me atë që po ndodh në Partinë Demokratike.

Rama ka uruar ironikisht demokratët që të dalin sa më shpejt nga situata duke i kapërcyer ato që ai i konsideron “kufoma politike”: Lulzim Bashën dhe ish-liderin Sali Berisha.

I pyetur nëse mazhoranca sheh mundësi për të bashkëpunuar me opozitën në këto kushte, kreu i qeverisë tha se nuk di me kë nga ta, pasi “nuk dihet më se kush është kush”.

Lexo më shumë  Gërvalla takohet me kongresistin Keating, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe ShBA-ve

“Njëri i kyçur në seli, dhe tjetri i kyçur në listën e zezë. Unë shpresoj shumë që PD të dalë nga kjo krizë.

Nuk e dimë më se kush është kush në këtë histori, të dy ata nuk kanë asnjë legjitimitet veç e veç, deputetët e PD-së janë legjitim se janë aty me votën e popullit, sa kohë që ne do të shohim se ka shans për bashkëpunim ne jemi aty për ta bërë këtë.

Situata është shumë e vështirë për momentin, unë uroj që dhuna që pamë dhe fortifikimet, janë e njëjta anë e medaljes për të thënë të vërtetën, Policia e shtetit ishte në sfidën më të vështirë në këto 30 vite sipas meje”, tha Rama.

Lexo më shumë  Kalon edhe marrëveshja e bashkëfinancimit për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren

Rruga Press

YouTube player