Lajme

Vdekja e 3-vjeçarit në kopshtin e Fierit, edukatorja nuk paraqitet në seancë, gjykata e lë në burg

Gjykata e Fierit la sot në arrest me burg me afat 30 ditor edukatoren e kopshtit privat ku gjeti vdekjen disa ditë më parë fëmija 3-vjeçar. Ajo akuzohet për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

27-vjeçarja, Redina Binjaku, nuk ishte e pranishme në seancën për masën e sigurisë.

Ajo kishte njoftuar më parë në një deklaratë për mediat, ndërsa u përfaqësua nga avokati i saj, Ylli Hasimetaj. Gjyqtar i çështjes ishte Alfred Konomi ndërsa prokuror Hysen Ajasllari.

Lexo më shumë  Papa në G7: Mos lejoni që makinat të vendosin cili njeri do jetojë

Edukatorja u arrestua një ditë pas ngjarjes së rëndë. Sipas policisë ajo duhet të kishte nën mbikëqyrje të miturin, por ka treguar pakujdesi.

Rruga Press

YouTube player