Sport

Krizë në Mançester, për Ronaldon dalin në skenë disa mundësi

Vetëm disa ditë më parë në Angli flitej për zhgënjimin e Kristiano Ronaldos, një lloj pendimi për vendimin që të kthehej te Mançester Junajtid. Një ditë më parë, këto zëra gjejnë konfirmim në Spanjë dhe specifikisht në katalanasen “Sport”:

Kristiano është i mërzitur nga “Djajtë e kuq” dhe ka dërguar menaxherin e tij Zhorzh Mendesh për t’i gjetur një skuadër të re në rast se anglezët nuk do të ndryshojnë marsh në fushë, në merkato dhe në vendimet në nivel drejtues.

Ulja në stol e Ralf Rangnikut nuk ka sjellë ndryshimin e pritshëm në kursin e skuadrës dhe tekniku gjerman nuk ka krijuar një raport special me lojtarët e tij, përfshirë sulmuesin portugez.

“Sport” shkruan se duke marrë parasysh gjendjen shpirtërore të 36- vjeçarit dhe marrëdhënieve të shkëlqyera të agjentit të tij me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, nuk do të ishte çudi që të riktheheshin në modë zërat e një transferimi të por tugezit në “Camp Nou”, diçka që u përfol edhe vitin e shkuar.

Kristiano ka një kontratë deri në vitin 2023 në “Old Trafford”, por Ksavi ka nevojë për një bomber. Barça është një nga skuadrat të cilave Mendesh do t’i ofrojë klientin e tij më të çmuar në verë.

PSG – Por, në Francë nuk përjashtojnë mundësinë që Ronaldon ta shohim në një skuadër me rivalin e përjetshëm Lionel Mesi. Sipas “le10sport”, PSG-ja do të kërkojë të zëvendësojë Kilië Mbapenë në merkaton e verës dhe ylli i Mançester Junajtidit është një nga alternativat.

Edhe gjigantët francezë kanë kohë që interesohen për pesë herë fituesin e “Topit të Artë” duke konkretizuar dhe ëndrrën për të pasur dy lojtarët më të fortë në botë në “Parc des Princes”, më shumë sesa për vlerat aktuale të tyre, edhe për efektet e jashtëzakonshme financiare që do të sillnin në arkat e klubit.

Rruga Press

YouTube player