Lajme

Qytetarët në Shqipëri ‘betejë’ me inflacionin! Çmimet do të rriten sërish për festat e fundvitit

Ndonëse pati një rënie graduale të inflacionit në muajin tetor, qytetarët shqiptarë duket se janë në një betejë me inflacionin gjithnjë e më tepër në rritje.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë gjatë nëntorit, treguesi i ndryshimit të çmimeve i rrit në 3.9 për qind nga 3.8 për qind në tetor. Grupi i ushqimeve dhe pijeve jo-alkoolike kanë qenë kontribuuesi kryesor në këtë ecuri.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti viziton fermerët dhe bletarët: Mbi 300 milionë euro për afër 120 mijë përfitues në katër vjet

Me të njëjtin ritëm rritjeje pritet të jetë edhe muaji dhjetor për shkak të kërkesës së shtuar nga konsumatorët për festat e fundivitit. Shqiptarët po paguajnë më tepër në të përditshmen e tyre, shpenzimet janë rritur jo vetëm në produktet e konsumit të përditshëm por në çdo sektor shërbimi.

YouTube player