Bota

Këshilli i Sigurimit do të votojë për të kërkuar armëpushim në Gaza: Vendimi i beftë i Guterres

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të premten për të votuar nëse do të kërkohet një armëpushim i menjëhershëm në Gaza.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë përgatitur një projekt-rezolutë që do të hidhet në votim të premten, thanë agjencitë e lajmeve.

Kjo vjen pasi Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres e ndërmori lëvizjen e rrallë duke cituar nenin 99 të Kartës së OKB-së, i cili i lejon Sekretarit të Përgjithshëm të sjellë në vëmendjen e këshillit “çdo çështje që sipas mendimit të tij mund të kërcënojë ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”. .

Lexo më shumë  Trumpi njofton Kongresin: ShBA rikthehet në luftë me Iranin, nis numërimi i 60 ditëve për operacionet ushtarake

Askush në rolin e tij nuk e kishte bërë këtë në dekada, njofton BBC.

Në një letër drejtuar Këshillit të mërkurën, Guterres tha se situata në Izrael dhe Gaza “mund të përkeqësojë kërcënimet ekzistuese për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Kjo do të jetë përpjekja e pestë për të gjetur unitetin mes anëtarëve të Këshillit. Katër projekt-rezolutat e mëparshme të paraqitura që nga shpërthimi i luftës u refuzuan nga këshilli.

Lexo më shumë  Një kompani në Beograd e themeluar nga ish-këshilltari i Vuçiqit është gjetur në qendër të një skandali që po trondit Izraelin

Rruga Press

YouTube player